E ‘përndoqi’ vdekja e njerëzve më të dashur! Elvisi e Fatma surprizojnë nënën e përvuajtur

 E ‘përndoqi’ vdekja e njerëzve më të dashur! Elvisi e Fatma surprizojnë nënën e përvuajtur

Kur Maria ishte 14 vjeçe, babai dhe nëna i vdiqën njëri pas tjetrit. Që në atë moshë, si motra më e madhe, Maria rriti për mëse 20 vite vëllezërit e motrat.

Por pas gjithë këtyre vuajtjeve, fati nuk e ‘mëshiroi’ këtë grua të përvuajtur, pasi edhe i shoqi i saj ndërroi jetë. Me ikjen e bashkëshortit, tashmë jetime mbeti vajza e Marias, Kela.

E vuajtjet nuk mbarojnë me kaq. Nënë e bijë jetojnë me vetëm 27 mijë lekë të vjetra në një shtëpi qerpiqi, e rrënuar krejtësisht. Pavarësisht varfërisë dhe pamundësisë, Kela është një ndër nxënëset më të mira dhe ëndërr ka të bëhet mësuese.

E pikërisht për të gjitha këto arsye, Elvisi e Fatma udhëtuan drejt fshatit Krutje (Lushnje) për ta takuar këtë familje të vuajtur. Në shtëpi i pret Maria me vajzën.

 Elvisi: Ka fëmijë në kushte shumë të mira e nuk mësojnë

Maria: E vuajtur është. Me 27 mijë lekë të vjetra jetojmë… pensionin e babait. Më kanë ndihmuar njerëzit, m vështirësi e siklet të madh.

Fatma: Po me ato para maksimumi 3 ditë e kalon… si ia bën?

Maria: Kështu kemi shkuar, keq e keq. Me vështirësi. Jeta është shumë e vështirë. Unë vetë jam rritur jetime, edhe vajza jetime po rritet.

Elvisi: Por të paktën vajza është mirë me mësime

Maria: Po mirë është, por më vjen keq. Mëson e i bie shiu nga sipër. Një vit kam ndenjur pa drita. Ne luajmë nga një dhomë në tjetrën.

Fatma: Po si ia bën?

Vajza: Mami mban një plastmas kur unë mësoj e bëj detyrat. Se kur bie shi, hyn uji.

Elvisi: Ti e di që kur shqiptarët janë bashkë, bëjnë mrekulli.

Fatma: Ne do të çohemi nga këtu, të shkojmë në një vend më të mirë, që ëndrrën tënde më të madhe ta realizojmë