“Edhe unë dikur kam qenë në rrugë” Shqiptari lehtëson të pastrehët me një gjest të admirueshëm

 “Edhe unë dikur kam qenë në rrugë” Shqiptari lehtëson të pastrehët me një gjest të admirueshëm

Shkoi në Gjermani në vitin 1995 për t’i shpëtuar luftës në Kosovë. Atje për javët e para qëndroi në rrugë, pa strehë e pa ushqim. Tanimë kanë kaluar 25 vite dhe sot Nazmi Aruqi është sipërmarrës në Gjermani. Ai është pronar i dy hoteleve në Frankfurt dhe në këto ditë të ftohta, ka vendosur që dyert e biznesit t’i hapë për të pastrehët.

Minus 16 gradë kanë shkuar temperaturat në Frankfurt dhe teksa po ecte në shëtitje me familjen, iu kujtua vetja thuajse 3 dekada më parë, kur përballë të ftohtit nuk kishte asnjë ndihmë. Kështu vendosi që hotelet e tij t’i lërë në dizpozicion të të pastrehëve.

“Isha me familjen duke shëtitur, dhe kur pashë të pastrehët mu kujtua koha ime kur kam ardhë këtu në Gjermani si një I pastrehë. Atëherë më lindi ideja që në këtë ditë dimri ti strehoja në hotel.

Mora në telefon kryetarin e komunës dhe ia propozova këtë ide, bëmë lajmërimin në FB dhe 6 mijë njerëz e ndanë menjëherë. Aty më pas me erdhën dhe mediat gjermane.”-tha Nazmiu në një prononcim për Top Channel.

Prej mëse një jave Nazmiu nuk pret klientë. Të gjitha dhomat janë në vënë në shërbim të të pamundurve. Madje me disa prej tyre, Nazmiu ka krijuar lidhje aq të fortë, saqë ka vendosur t’u sigurojë shtëpi e punë.

-Nuk e mendove që duke futur të pastrehët në hotel do të iknin klientët? A bërë një bilanc se sa do të kushtonte kjo vepër?

Nazmiu: Barazia më ka dal që unë do t’i jepja këtë strehim pa marrë parashysh kostot. Kemi dhe persona që do t’i jap banesë më qëllimin që të ardhmen ta ngrënë këtu. Do i punësoj ata.