Elvis Naçi viziton 13 vjeçaren me tumor, i jep lajmin e rëndësishëm

 Elvis Naçi viziton 13 vjeçaren me tumor, i jep lajmin e rëndësishëm

Elvis Naçi i ka rikthyer shpresën Dajanës. Rreziku që i kanosej nga sëmundja ishte tepër i madh. Ndërhyrja sipas mjekëve duhet të bëhej me urgjencë, por vajza është e vogël për të kuptuar këtë rrezik. Një masë tumorale i është zhvilluar në shpinë por jo vetëm vajzës i është shtrembëruar shtylla kurrizore edhe nga skolioza. Operacioni thonë mjekët është tepër i komplikuar dhe i vështirë. Gjyshërit kujdesen për mbesën por kjo nuk është e mjaftueshme pasi janë në moshë të thyer të dy. Një xhaxha që ajo ka, është i sëmure mendor, prindërit se kanë parë një dite të vetme vajzën.

Në Tiranë, Dajana është gati për të kryer ndërhyrjen, tek koka i qëndron gjyshja që nuk i ndahet për asnjë moment, e puth tek duart dhe i jep forcë: bijë bëhu e fortë! Gjyshja e Dajanës qëndroi në ankth për 6 orë rresht pas derës së sallës së operacionit. Duke lotuar priste mjekët të dilnin nga salla. Bashkë me të ishte dhe mësuesja zonja Vera Zaho. “Sot u realizua një opracion nga një ekip mjekësh të huaj, ishte një ndërhrje e vështirë për të dyja ekipet shqiptarë dhe të huaj, shpresojmë së gjithçka do shkojë mirë. Po kush është gjyshja pyet mjeku? “Unë jam thotë e moshuara duke e rrokur në qafë” Emocione të jashtëzakonshme pasi mjeku tha se operacioni doli me sukses. “Nuk e di o Zot çfarë ishte kjo ditë!” thotë gjyshja teksa shikon mbesën pas operacionit.