Elvisi dhe Fatma takojnë jetimët në Pogradec: Ja surpriza që i pret në Tiranë

 Elvisi dhe Fatma takojnë jetimët në Pogradec: Ja surpriza që i pret në Tiranë

Në emisionin e shqiptarve u prezantua historia e dhimbshme e katër fëmijëve jetimë me të ëmën shurdh memece me probleme të rënda në shikim. Familja kishte humbur kryefamiljarin një vit më parë nga një tumor në tru. Familja Coniku jeton në fshatin Çeravë të Pogradecit. Lotët e vajzave dhe nënës nuk pushojnë. Fatkeqësia e tyre ndihet edhe një vit pasi kanë humbur babain. Drama që përjetuan vazhdon të jete edhe sot një ëndërr e keqe. Por hallet e tyre janë edhe më të rënda pasi jetojnë në një banese që nuk është e tyre, pranë një kabine elektrike që mund tu marre jetën ne çdo moment. Historia e tyre e dhimbshme preku shumë shqiptarë.

“Asgjë nuk kanë, desh u dogjën para disa kohëve, korrenti është nëpër këmbë. Nuk e di si i rriti ai baba fëmijët. Gjendja është e rëndë. Asnjëri nuk i ka ndihmuar. Do digjen sot do digjen nesër” shprehen fqinjët.

“Ndal tension i lartë” kjo është tabela pranë banesës së familjes Coniku. Ina thotë se ka qenë më parë lavanderi.

Stafi i emisionit së bashku me Elvisin u mblodhën në zyrë për të diskutuar në lidhje me familjen. U diskutua për blerjen e një apartamenti si dhe për shëndetin e nënës së fëmijëve. “Problemet e kësaj familje janë të shumta, kam reflektuar shumë. Jemi përfshira në këtë histori. Vendosa menjëherë të mbledh stafin për të zgjidhur hallet e kësaj familje. Një nga qëllimet e emisionit është t’ia prezantojmë shqiptarëve. Kjo familje ka kaq shumë probleme. Familja ka nevojë për suport shpirtëror, ndihmë ekonomike. Nëna e tyre ka probleme shëndetësore,” thotë Elvisi. “ Na duhet ndihma juaj, kemi një rast që e kemi shfaqur. Nënën e 4 fëmijëve do ta sjellim për Chek Up, do të na duhet edhe një okulist” thotë Ilir Hoxholli, producenti ekzekutiv i emisionit, komunikoi me drejtuesin e një spitali dhe siguroi vizitat. Stafi i shqiptarëve së bashku me Elvisin dhe bashkëshorten e tij Fatmën, vizituan nga afër familjen në fshatin Çeravë në Pogradec.

Ata panë nga afër kushtet ku banon familja. Fatma Naçi nuk mund ti përmbante lotët kur takoi nga afër vajzat. Inës 16 vjeç i thanë se ishte një prind për motrat më të vogla dhe vëllain si dhe një kujdestare për nënën me aftësi të kufizuara.

“Shqiptarët për shqiptarët” arritën të ndryshojnë përgjithmonë jetët e familjes. Apartamenti i ri komod iu dhurua falë bujarisë dhe zemrës së madhe të shqiptarëve. Ina 16 vjeç me motrat e vogëla dhe vëllain as e imagjinon surprizën e madhe që shqiptarët kishin për ta. Ky apartament i ri në Pogradec i shpëtoi përgjithmonë nga rreziku i përhershëm që ato kishin të strukur në banesën e vjetër, një kabinë e rrezikshme elektrike që dikur kishte marrë edhe flakë duke rrezikuar jetët e tyre. Ina nuk mundi ti mbajë lotët kur pa shtëpinë e re. Të ëmës ia shpjegoi me gjuhën e shenjave lajmin e madh, të cilin ajo nuk po e besonte dot.