Elvisi i dhuron banesë të re familjes që rrezikonte t’u binte çatia dhe muret

 Elvisi i dhuron banesë të re familjes që rrezikonte t’u binte çatia dhe muret

Elvisi dhe Sidriti shkuan të takojnë familjen në Divjakë por habiten nga ajo që shikojnë, një gërmadhë pa dyer e pa dritare. “Si mos më keq çfarë bie jashtë bie brenda. U ngrysëm sot shyqyr, ra shi dje u mbush shtëpia me ujë”, u thotë Moza vizitorëve.

Elvisi: Çfarë është kjo shtëpi, pa dyer pa dritare? Qenka tmerr këtu.

Moza: Këtë e kam zaptuar se unë nuk kam fare shtëpi, por këtu ai pronari na tha që duhet të dalim, i kam mbajtur edhe dy javë pa larë fëmijët në dimër në këtë të ftohtë, pa dyer pa dritare, ndiznim një zjarr”.

Elvisi: A prisni miq? Ky mur po bie…

Moza: Jemi tmerruar dje ra një copë nga tavani kemi dalë me vrap përjashta, jashtë ishte furtunë.

Sidriti: Është viti 2019, na është mbyllur goja prej turpit.

Elvisi: Jashtë dukej keq, por brenda është akoma me keq.

Sidriti: Nga jashtë dukej banesë e braktisur ndërsa brenda kjo është e rrezikshme.

Elvisi: Ju çdo natë rrini me rrezik këtu, me çfarë ngroheni këtu?

Moza: Nuk kemi ngrohëse, vetëm me batanije, nuk kemi energji elektrike, me qirinj, me elektrik dorë e karikojmë tek komshia.

Elvisi takon fëmijët duke u thënë mos të mërziten.

Elvisi: Detyra juaj është shkolla, për të tjerat mendojmë ne, ti të marrësh nota të mira, të kesh sukses atje, të tjerat na i lër neve, se jemi të gjithë bashkë, pra çdo sekondë që në rrimë këtu shtohet rreziku.

Moza: Më vjen kaq keq që nuk ju njoh Elvis, por unë nuk kam drita, nuk shikoj televizor.

Elvisi: Një gjë nuk e kuptoj, ku flini ju këtu?

Moza: Unë fle bashkë me vajzën tek ky divani këtu, burri këtu ndërsa djali tek ballkoni përjashta.

Elvisi: Po kur fillon i ftohti i madh?

Moza: Kemi fjetur edhe të tre bashkë me dy fëmijët. Sajohemi me batanije…ne përjashta jemi edhe këtu

Elvisi: Bëhuni gati se do të ikim, do të shkojmë në një vend më të mirë

Sidriti: Kam qenë fjalëpak, këtu tek xhepi kam pasur diçka të rëndë, dije se tek kjo kuti e vogël janë lutjet dhe dashuria e gjithë shqiptarëve, pra nuk është vetëm një pjesëz e vogël metalike që hap diçka. Janë bekimet e gjithë shqiptarëve për ju familjarisht.

Moza: Kjo ishte një surprizë e madhe ju falënderoj me zemër!

Kryefamiljari Ymeri: kemi mbetur pa fjalë, është një ëndërr!

Elvisi: Edhe ju ta kishit një shtëpi normale, si shumica e shqiptarëve. Të gjithë bashkë ne bëjmë mozaikun e mrekullisë shqiptare.