Elvisi pyet jetimin: Si do ti, shtëpi të madhe apo të vogël? Përgjigja e vogëlushit të ngroh zemrën

 Elvisi pyet jetimin: Si do ti, shtëpi të madhe apo të vogël? Përgjigja e vogëlushit të ngroh zemrën

Elvisi e Fatma Naçi panë nga afër shtëpinë e rrënuar ku jetonte familja Peshku. Pasi u takuan me çiftin e të moshuarve, në krahë i hidhen Elvisit dy jetimët e vegjël, të cilët mbetën pa baba vetëm pak muaj më parë.

Javën që lamë pas, kjo familje iu drejtuar me një lutje shqiptarëve, që të bëheshin bashkë për t’I ndihmuar këta jetimë me një banesë.

Elvisi e pyet njërin prej jetimëve sesi e donin ta kishin shtëpinë e re.

Elvisi: Si e do shtëpinë ti? Të madhe, të vogël, mesatare?

Jetimi: Si të doni ju, vetëm të kemi një shtëpi.

Elvisi buzëqesh dhe i drejtohet nënë Hajries me lajmin se shqiptarët dhe emisioni tashmë e kanë arritur shumën e nevojshme për t’i rindërtuar banesën, që ata si të moshuar, jetimët dhe nëna e tyre, të jetojnë të qetë. Naçi i premton familjes Peshku, se brenda muajit të ardhshëm, shtëpinë e rindërtuar do ta kenë gati.

Elvisi: Ju keni të drejtë të keni kushte të barabarta me të gjithë. Nënë Hajrie, shqiptarët, një pjesë flasin shumë e nuk bëjnë asgjë. Ne e kemi vendosur në veçanti për dy jetimët e vegjël… bashkë me ata vëllezër e motra shqiptarë që na ndjekin, ne tashmë e kemi ndarë që të bëjmë një shtëpi të re për ju.

Do të mundohemi që prilli të mos ju kapë pa shtëpi të re. Fëmijët janë kryesorët, por edhe ju nënë, gjyshe Hajria e Islami. Kam shpresë që prilli t’ju kapë në shtëpi të re.

Do dalim tani direkt sepse puna do të fillojë menjëherë, sepse nuk kemi kohë. Ditët po ikin nënë Hajrie dhe nuk kemi kohë, të nisim sa më shpejt duke hedhur në tokë këtë godinë e ta ndërtojmë të re. Ne do të gëzojmë kur ta shohim këtë shtëpi të re.

 Elvisi i thotë familjes se po ashtu do të hapin një numër llogarie që një pension mujor t’u kalojë jetimëve.

Naçi: Do hapni një numër llogarie dhe do të vendosim dhe një pension. Edhe shtëpia e re pa kushtet, nuk ka kuptim. Ne shpresojmë që të hapim sa më parë edhe shkollën profesionale që fëmijët të hyjnë në jetë.

Ndiqeni klipin, puna ka nisur tashmë!