Ëndrra e asaj që prej 14 vitesh merr frymë përmes një gypi

 Ëndrra e asaj që prej 14 vitesh merr frymë përmes një gypi

Në fshatin Zharnec të Lushnjës, 14-vjeçarja Xhesilaida ulët shpesh tek ky cep i shtëpisë. Shkruan në ditar mendimet, dëshirat, ëndrrat e saj. Sot ka dashur të përshkruajë një ditë shumë të bukur. U zgjua e gëzuar në mëngjes, për t’u nisur drejt një udhëtimi magjik. Nxori kokën në dritaren e makinës, për të shijuar natyrën e bukur dhe për të thithur sa me shume ajër të pastër.

Ndjehej si një princeshe e vogël para pasqyres, kur teta parukieria po ia bënte flokët gërshet e po i vendoste këtë fjongo te bukur. Pastaj shkoi ne dyqan per te zgjedhur mes 100 fustanesh, ate, me te bukurin. Vetja po i dukej si Kesulkuqja e perralles me kete fustan te kuq. Ndaj s’po ndopej se pari veten ne paqyre. Ashtu e gëzuar u nis për një shetitje nen rrezet e ngrohta te dillit, neper rrugët e qytetit te Lushnjes. Nuk donte të kthehej në shtëpi. Nuk donte qe kjo dite e bukur të mbaronte. Ndaj shkoi drejt detit, per te pare edhe perëndimin e diellit. Ndjehej vajza me e bukur e me e lumtur ne bote. Vetem për një ditë… ajo kishte jetuar si ne enderr.

Sepse ne jeten e saj të vërtete Xhesilaida, nuk ben dot asgjë nga këto. Zgjohet ccdo dite e me e semure nga ky krevat. Që në moshen 1 vjec, jeta e saj eshte e lidhur me kete gyp te tmerrshem. Tani që është Covidi as në shkollë nuk shkon dot, ndaj dhe mërzitet shumë duke ndenjtur e mësuar vetëm në shtëpi. Nuk luan dot me shoqet e nuk ka shkuar dot kurrë në ekskursione me to. Vetëm tek ky oborr i vogel mund te luaj e te rri me motrën e vellain e saj. Nuk ka fustanë e rroba të reja, sepse prindërit nuk ia blejnë dot. Aq pak leke qe kane, ata i harxhojne spitaleve për kurimin e saj. Janë të varfër e s’kane mundesi ta shpëtojnë të bijën nga ky tub qe po i merr frymen e jo me t’i plotesojnë dëshirat e vogla, qe i do cdo femije. Ndaj Xhesilaides nuk i mbetet kënaqësi tjetër veçse të ëndërrojë, përkulur mbi këtë ditar, ku shkruan dhe lutjet e saj.

“I dashur ditar. Ti e di sa herë i jam lutur këtu tek ty Zotit qe te me ndihmoje. Do t’i lutem prapë, këtë herë duke i kërkuar xhaxhi Elvisit e xhaxhi Sidritit që të bëjnë diçka për shërimin tim”,-shkruan vajza në ditar. Ajo lutet që të shërohet. Qe të jetë si gjithë shoqet e saj. Qe të shëtisë prapë e prapë neper qytete e dete. Qe te jete çdo dite e lumtur si në këtë ditën kur iu duk se jetoi vetëm një endërr.