Falë shqiptarëve të mrekullueshëm, Elisiano niset për kurim drejt Italisë

 Falë shqiptarëve të mrekullueshëm, Elisiano niset për kurim drejt Italisë

Të shtunën që lamë pas, emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” përcolli historinë e Elisianos, vogëlushit 5 vjeçar që vuante nga sëmundja e rëndë e leuçemisë.

Shpresat e prindërve të Eljos ishin shuar. Shuma për ta dërguar të birin drejt një spitali jashtë shtetit i tejkalonte mundësitë e tyre financiare.

Por shqiptarët nuk e lanë vetëm Eljon e vogël. Brenda një kohe rekord dhe me kontributet e qindra shqiptarëve zemërmirë, shuma e nevojshme për trajtimin mjekësor të Elisianos u arrit.

Lajmin e ka përcjellë Elvis Naçi në rrjetin social, ku dhe ka njoftuar se 5 vjeçari është nisur drejt Italisë.

“Fale Zotit dhe dhurimeve te Shqiptareve te mrekullueshem Elisjano djali i vogel me Leuçemi niset per tu sheruar ne Itali! Zoti e sherofte e na shperblefte dhe begatofte Familjarishte te gjitheve. Amin.”-shkruan Elvisi në rrjetin social, teksa përcjell këto foto të Eljos.