“Falë Zotit që qëllova aty” Veprimi heroik i qytetarit boshnjak, shpëton nga mbytja vogëlushin shqiptar

 “Falë Zotit që qëllova aty” Veprimi heroik i qytetarit boshnjak, shpëton nga mbytja vogëlushin shqiptar

“Falë Zotit qëllova aty”… kështu ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Anes Haliloviç, një qytetar i Gorazhda-s nga Bosnje dhe Hercegovina.

Burri ka shpëtuar nga mbytja një vogëlush në plazhin e madh të Ulqinit. Djali me origjinë nga Kosova ishte përballur me vështirësi në ujë.

“E vërejta djalin, në shikim të parë dukej se po mbytej, por gjithashtu mendova se po më bënte shaka. I ktheva shpinën për një moment, por e pashë që përpiqej të më thoshte diçka”, shkroi Haliloviç në profilin e tij në rrjetin social.

Më tutje Anes është kthyer sërish dhe ka parë se vogëlushi po pinte ujë e po fundosej.

“Shkova me shpejtësi tek ai, e nxora jashtë dhe e çova deri në breg, tek familja e tij. Falë Zotit që qëllova aty”, shkroi burri.

“Më duket se është nga Kosova. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pyeta, as nuk e kuptova… Kujdesuni për fëmijët tuaj”, përfundoi Haliloviç përshkrimin, në rrjetin social.