Familja Doka i shpëton pallatit të “vdekjes”, kryefamiljari: Kur hapa derën pashë qiellin

 Familja Doka i shpëton pallatit të “vdekjes”, kryefamiljari: Kur hapa derën pashë qiellin

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ishte sërish në Thumanë ku takoi banorët e njërit nga pallatet që mori shumë jetë banorësh. Por fatmirësisht familja Doka shpëtoi, pasi vetëm kati i tyre nuk u shemb.

Kryefamiljari Arjani kujton me dhimbje se si veproi kur ra tërmeti duke rrëmbyer dy fëmijët e tij. Ndërsa kur hapi derën e banesës pa vetëm qiellin. Dy anët e pallatit ishin kthyer në rrënoja duke zënë përfund shumë fqinjë.

“Jam Arjan Doka, banor i këtij pallati, fatmirësisht nuk kam viktima në familje. Në momentin që ka rënë tërmeti janë zgjuar, ishin tre fëmijët dhe gruaja. Unë isha me nënën time ishim zgjuar nga tërmeti i parë. U mblodhëm.

Pallatit i ra një pjesë, në momentin që ka rënë tërmeti kam tentuar të dal jashtë. Ishte i frikshëm i jashtëzakonshëm. Na u duk sikur qielli po na binte poshtë, kur dola jashtë hapa derën pashë që çdo gjë kishte përfunduar nga të dy krahët e pjesës së pallatit. Vetëm kati im kishte mbetur.

Kur kam dalë kam parë viktimat, ishte Hajrie Vata dhe djali i saj. Nuk mundesha ti nxirrja u kishte rënë trau sipër, më pas fadroma erdhi nëna vdiq ndërsa djali i saj është në spital. Më kanë mbetur në mëndje vetëm qaj kur i kujtoj, kam qarë për ta si të ishin gjaku im dhe familje ime.

Haja me ta. Nuk mund ta them sa e dhimbshme është. Shtëpia ime ishte shkatërruar, nuk kisha fare fuqi isha i tmerruar, kam menduar vetëm për dy fëmijët që ti nxirrja jashtë, nuk mendova për veten, për gruan.

Hapa derën dhe pashë qiellin, isha i tmerruar. Fëmijët bërtisnin na shpëto o babi” kujton i tronditur Arjani.