Fatma dhe Elvis Naçi ndryshojnë fatin e jetimes në Vaun e Dejës

 Fatma dhe Elvis Naçi ndryshojnë fatin e jetimes në Vaun e Dejës

Shqiptarët pë Shqiptarët’ i shkuan pas historisë së trishtë të Enxhit, e cila jetonte me nënën, vëllain dhe gjyshen në një banesë 200 vjeçare.

Elvisi e Fatma udhëtuan në fshatin Naraç të Vaut të Dejës me një dhuratë me vete, një buqetë me lule dhe një laptop për 14 vjeçaren.

Por surpriza më e bukur është ende pa u zbuluar. Familja udhëton me Elvisin e Fatmën me makinë drejt një banese.

Për më tepër ndiqni videon:

Fatma: ky është çelësi që ti do hapësh derën dhe do vendosësh laptopin

Enxhi: Kjo është shtëpia jonë. Është shumë e bukur. Jam shumë e lumtur. Shumë faleminderit

Elvisi: Kjo është shtëpia jote, shqiptarët nuk ju kanë harruar, ta gëzoni”,-u thotë Elvisi.

Enxhi: Ky është kontribut shumë i madh. Ende nuk e besoj, kjo më duket si shtëpia e ëndrrave, ende nuk e besoj që jam brenda. Qenka e vërtetë shqiptaria nuk të harron do ta mbaj gjithmonë në zemrën time këtë. Jeta më duket sikur më ndryshoi

Elvisi: Urojmë që pas kësaj ju të shikoni vetëm ditë të mira”,-tha Elvisi.