Fëmijët e Thumanës harrojnë për disa çaste tmerrin e tërmetit

 Fëmijët e Thumanës harrojnë për disa çaste tmerrin e tërmetit

Tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë la pas dhimbjen, ankthin dhe frikën sidomos tek fëmijët që i përjetuan më shumë se moshatarët e tyre të tjerë lëkundjet shkatërruese të tërmetit vrastar. Psikologët dhe ekspertët sugjeruan që të vegjlit harrojnë disi traumën kur merren me lojëra apo me veprimtari argëtuese. Ndërsa përmes ushtrimeve nxjerrin ankthin dhe stresin e akumuluar. Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë kaluar një ditë speciale me disa fëmijë nga Thumana, të cilët kanë ndier përkujdesin e veçantë të tyre.

“T’i gëzojmë fëmijët këtu tek City Park-u se kanë kaluar traumë të madhe, të gjithë bashkë të kthejmë optimizmin dhe të shkojmë përpara” u tha Elvisi fëmijëve dhe prindërve që i shoqëronin. Ata kanë shkuar së bashku në një qendër tregtare pranë Tiranës ku kanë blerë rroba dhe lodra të reja. “Këtu jemi tek qyteti i bamirësisë, rrobat dyqani na i dhuroi falas, erdhëm tek lokali porositëm 30 krepa, edhe këtu na thanë se i kemi falas. Nuk e di tani nëse është City Park apo City Bamirësia.

Faleminderit shumë kemi kaluar një ditë të këndshme. Kjo ishte për të kënaqur fëmijët, puna do të fillojë sa më shpejt çdo e mirë pas asaj sprove që ndodhi do të vijë. Fëmijët tuaj do t’i gëzojnë të parët shtëpitë, kjo do realizohet shumë shpejt. U takofshim gjithmonë për mirë” u shpreh Elvisi. Ndiqni klipi se çfarë ndodhi me ta…