Fëmijët iu mbytën, varfëria po i lë pa bukë! Historia e rëndë e dy të moshuarve shqiptarë

 Fëmijët iu mbytën, varfëria po i lë pa bukë! Historia e rëndë e dy të moshuarve shqiptarë

Kjo është historia e dy të moshuarve shqiptarë, që jetojnë në një fshat të Shëngjergjit në Shqipëri.

Qemal dhe Ishe Murati kanë bashkëjetuar me fatin e keq prej vitesh dhe në kushtet e pandesimë së koronavirusit, duket se ky fat I errët u ka ardhur në derë.

News24 ka shkuar pranë familjes Murati, për të parë dhe bërë public gjendjen e tyre. Situatë miserable. Ishe Murati, 68 vjeçe, Qemali 76 vjeç. I moshuari e ka të vështirë të lëvizë. Me një shkop mbahet në këmbë.

Te dy rrëfejnë se kanë kaluar ditë të vështira. Pa ushqime nuk diskutohet që janë, pasi për të shkuar atje ku ka ushqim, duhen orë udhëtim në këmbë. Të dy janë pleq dhe të ecësh në kohën e koronavirusit është edhe më e vështirë. Murati tregon gjithashtu se ka komunikuar edhe me drejtuesin e njësisë administrative Shëngjergj, por askush nuk i’a ka parë derën.

Murati ka që prej muajit janar që nuk merr pensionin. Tre ditët e fundit i kanë kaluar pa bukë. Pavarësisht se ai ka kërkuar që pensioni t’i vijë në banesë, ashtu siç ka premtuar qeveria, askush nuk është bërë i gjallë.

 “Pensioni nuk merret qe prej muajit janar… nuk ma sjellin.. nuk levizim dot. Ecja 2 ore ne kembe per te marre autobusin, kthimi behet per 3 ore.”

Në shtëpunë e tyre të këputur nga varfëria, as sheqer nuk gjen. Qemali ruan karamelet për t’i përdorur në vend të sheqerit.Edhe si pasoje e moshes, gjyshi 76-vjecar, ka pasur probleme me shendetin. I eshte dashur te marre edhe gjilpera si mjekim. Por keto gjilpera ia ka bere nje mami e zones, kundrejt pageses, pasi qendra shendetesore ne shengjergj, edhe pse i premtoi se do kujdesej per mjekimet e tij, asnjehere nuk i shkoi ne shtepi Qemalit.

“Probleme shendetesore, ka marre gjilpera, ia ka bere mamia… 2 mije leke per gjilpere…”

Shtepia ku jeton tani cifti i vetmuar i të moshuarve, duket sikur i takon se shkuares. Por Jetën e tyre e  rrezikoi shumë termeti i 26 nentorit, i cili u bëri dëmtime të mëdha në shtëpi. Duke mos pasur nje vend ku mund te fusin koken, Qemali dhe Ishja, jane detyruar te futen perseri ne shtepine e tyre. Garanci per jeten kane disa drure apo hekura, qe kane vendosur si mbajtese te mureve.

“Termeti. Nuk kam mundesi te jetoj me ketu…nese me siurohet mundesia leviz prej ketu.”

Pavarësisht situatës së rëndë, të moshuarit i gjen shpesh herë të shohin një foto. Është e vjetër dhe i kujton fytyrat e djemve. 18 vite më parë, dy djemtë u mbytën teksa laheshin në liqen.

 “Asnje lloj gezimi e lumturie ne jete… vetem keq. Nuk kam frike nga vdekja… me mire sot sesa neser. Na eshte merzit shpirti. “

E vetmja shprese per te sjelle sadopak qetesi ne kete familje jane vetem ndihmat qe mund t’i siguroje shteti, prandaj edhe thirrja e Qemalit eshte per autoritetet shteterore.