Fenomeni shqetësues që po prek globin, njerëzit po e hedhin ushqimin në kosh

 Fenomeni shqetësues që po prek globin, njerëzit po e hedhin ushqimin në kosh

Në vend që njerëzit t’i konsumojnë ushqimet që lënë në frigorifer, zgjedhin t’i lënë atje për t’u prishur e më pas në kosh.

Të gjithë jemi ‘fajtorë’ për këtë sjellje, e cila duket sikur është kthyer në një ‘rutinë’ apo zakon për shumëkënd nga ne.

Por çfarë ndodh në rang global? Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, plot 17% e ushqimit të prodhuar, hidhet. Shkon dëm.

Dhe këtu fjala nuk është për pak, por plot 1.03 miliard ton ushqim çdo vit. Shumica e ushqimit që hidhet në plëhra, rreth 61%, ndodh në shtëpitë e gjithsecilit nëpër glob. Ndërkohë restorantet e lokalet prodhojnë rreth 26% të dëmit, kurse 13% nga pikat e shitjes me pakicë të ushqimit, raporton Associated Press.

Autorët e këtij raporti tregojnë se shifrat mund të jenë shumë më të larta, pasi në shumë vende ushqimit që hidhet nuk kuantifikohet e kësisoj nuk dihet sesa ushqim shkon dëm.

Sipas departamentit amerikan të ushqimit, mesatarisht një familje hedh në kish të paktën 1500 dollarë në ushqime çdo vit.

Duket se me përparimin e teknologjisë dhe jetesës në tërësi, vlera që brezat e rinj po i japin ushqimit njeh vetëm rënie, ndërkohë që në shumë vende të botës ka njerëz që vuajnë për bazat elementare, ujë e ushqim.