“Fillojmë nga Shkodra” Elvisi e Sidriti tregojnë nismën për të ngritur azile për të moshuarit

 “Fillojmë nga Shkodra” Elvisi e Sidriti tregojnë nismën për të ngritur azile për të moshuarit

Mbrëmjen e djeshme në “Shqiptarët për Shqiptarët”, emisioni përcolli një lajm të bukur që fondacioni ‘Firdeus’ do të bëjë realitet së shpejti, duke filluar nga Shkodra.

Elvis Naçi e Sidrit Bejleri njoftuan se në Shkodër do të ngrihet një qendër për të moshuarit e lënë në harresë e të vetmuar. Elvisi shtoi se për fondacionin “Firdeus” dhe “Shqiptarët për Shqiptarët” të moshuarit janë parë dhe do të vijojnë të shihen me një prioritet të veçantë.

Elvisi: Shumë shpejt Fondacioni po shikon me prioritet që të ketë një azil, apo një varg azilesh në vend.

Sidriti: Nisma do të fillojë në Shkodër. Kemi filluar nga veriu dhe do të shtrihemi në qytetet e tjera. Do të jetë një azil që do të fillojë në Shkodër. Ne mundohemi të jemi atje ku ka më shumë nevojë.

Ndiqini në këtë video mesazhet që dha Elvisi e Sidriti, përsa i përket projektit të bukur për ngritjen e disa qendrave për të moshuarit.