Fjalë zemre nga dy prindër të vuajtur, ndërhyrjet për tre fëmijët e paralizuar, me sukses

 Fjalë zemre nga dy prindër të vuajtur, ndërhyrjet për tre fëmijët e paralizuar, me sukses

Nga spitali në Kosovë, erdhi lajmi i mirë se Gëzimi Arlindi e Adi iu nënshtruan me sukses operacionit. Tre vëllezërit e paralizuar ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë shpresat që ata të ngrihen në këmbë, janë edhe më të mëdha.

Nga spitali, nëna e babai i tre vëllezërve thanë fjalë zemre për shqiptarët dhe emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” për të gjitha ato lutje e ndihma që morën nga mijëra njerëz.

Babai: Falenderoj të gjithë shqiptarët, këdo që ka kontribuar për fëmijët e mij. falenderojnë shumë dhe spitalin në Prizren, doktorin e stafin. Operacioni doli me sukses, ky është fillimi dhe do ta shohim rrugës si do të shkojë. Shpresojmë të bëhet një mrekulli për fëmijët tonë.

Nëna, Liria: Djemtë janë më mirë. E kaluan me sukses operimin. I falenderojmë doktorët që bënë të mundur operimin dhe po ashtu që një prej ndërhyrjeve e bënë falas. Operacionet shkuan me sukes dhe shpresojmë që në të ardhmen të shohim fëmijët duke ecur.

Ndiqeni të plotë mesazhin e prindërve në këtë klip të shkurtër