Fjalët e saj përlotën shqiptarët, çfarë ndodhi me jetimen që nuk kishte festuar kurrë ditëlindjen?

 Fjalët e saj përlotën shqiptarët, çfarë ndodhi me jetimen që nuk kishte festuar kurrë ditëlindjen?

“Unë s’kam festuar asnjë ditëlindje… kurrë. Vetëm kur më ftonin nëpër festat e të tjerëve, mendoja kur të më vijë ditëlindja mua, a do të kem ndonjë dhuratë, ndonjë tortë. Kurrë nuk kam patur.”

Këto ishin fjalët e Jonidës, vetëm 9 vjeçe. Varfëria dhe humbjet e mëdha ia kanë përshkruar të gjithë jetën, aqsa shpresat që ajo mbante ishin fare të pakta.

Jonida jeton me nënën dhe motrën 15 vjeçe. Babain nuk e ka më, ai është larguar nga kjo botë duke e lënë fillikat.

Historinë e jetës, Jonida e tregoi tek emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”. Ajo kishte një lutje për shqiptarët. Ta ndihmonin që edhe ajo të mund të rifitonte një grimcë të fëmijërisë, një moment lumturie.

Sonte në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ju ftojmë të ndiqni sesi lotët e kësaj vogëlusheje, do të zëvendësohen me një buzëqeshje dhe gëzim që ajo kurrë nuk e kishte provuar.