Flamuri i Kosovës hyn ‘Guinness’ falë punës së palodhur të mësueses nga Skënderaj

 Flamuri i Kosovës hyn ‘Guinness’ falë punës së palodhur të mësueses nga Skënderaj

Tashmë është zyrtare, flamuri i Kosovës i krijuar me letra origami hyn në rekordet Guinnes. Lajmin e ka njoftuar mësuesja nga Skënderaj Abrnora Fejza, e cila punoi mbi këtë projekt për mëse një vit dhe arriti të marrë për herë të tretë një çmim Guinnes.

Flamuri i Kosovës, i prezantuar në ditën e Pavarësisë, është plot 1.216 metër katror dhe përbëhet nga 120 mijë origami të vendosura në sallën e palestrës së gjimnazit ‘Hamëz Jashari’.

 “1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intensive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror.”-njofton mësuesja.