“Flija me një tapet e një mbulesë” Si ia shpëtoi pandemia e Covid jetën këtij të pastrehu

 “Flija me një tapet e një mbulesë” Si ia shpëtoi pandemia e Covid jetën  këtij të pastrehu

Jetonte pikërisht poshtë kësaj ure. Dimrin e shtynte duke shtruar një tapet dhe mbi të një mbulesë për të përballuar të ftohtin.

“Kaq kisha… kurrë nuk isha ndier kaq keq në jetën time”-tha për BBC-në Martin, një i pastrehë në Britani.

E teksa endej rrugëve, kërkesat e tij për ndihmë ishin refuzuar vazhdimisht… derisa erdhi pandemia në Britani në Mars të vitit të shkuar.

Qeveria vendosi që të krijojë një program ndihme për të pastrehët në mënyrë që të gjithë të mund të kishin mundësi për të qëndruar në një shtëpi.

Martinit iu dha një dhomë në një hotel fillimisht dhe më pas u ndihmua përmes një banese me qira.

“(Pandemia) më hapi dyert. Tani jam dhe i aftë për të punuar sërish”-tha burri, i  cili beson se nëse nuk do të ishte për pandeminë, do të vijonte të ishte i pastrehë ende.

'The pandemic ended my homelessness'

Martin was homeless when the pandemic began, but now lives in privately-rented accommodation. https://bbc.in/3suUYOb

Posted by BBC News on Saturday, 27 March 2021