Foshnja po shuhej! Prindërit e Ildisit sjellin këtë foto gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”

 Foshnja po shuhej! Prindërit e Ildisit sjellin këtë foto  gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”

Vitin që lamë pas, emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” solli historinë e dy prindërve dhe foshnjes së tyre, Ildisit. Qëkur lindi, Ildisi kishte patur probleme të rënda shëndetësore dhe mbahej në spital.

Pas ndërhyrjeve dhe mjekimeve të shumta, dukej se gjithçka kishte mbaruar. Prindërit i kishin humbur thuajse fare shpresat… derisa “Shqiptarët për Shqiptarët” morën përsipër çështjen. Brenda 24 orësh u arrit mbledhja e shumës së nevojshme, që Ildisi të kurohej jashtë shtetit.

Mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit të emisionit, Elvis Naçit i mbërrin një mesazh i bukur. Është nëna e Ildisit, e cila shkruan:

“Përshëndetje Zoti Elvis, të falenderojmë shumë nga zemra që më bëre të mundur të kem këtë ëngjëll në krahë. Gjithë shqiptarëve i themi që ne jemi shumë mirë. Shumë përqafime nga Ildisi”-shkruhej në sms-në ku bashkangjitej kjo foto e Ildisit.

Sot Ildisi është mirë, falë zemërgjerësisë së shqiptarëve.

Elvis Naçi: Nuk e di a ju kujtohet Ildisi nga Vlora. Ja shikojeni Ildisin sesa i bukur, i qeshur e sa i lumtur është. Nëna e tij na e dërgon këtë foto duke na thënë faleminderit neve e shqiptarëve që i mundësuam operimin.