Fotoja virale e vajzës “së zhytur” në çimento

 Fotoja virale e vajzës “së zhytur” në çimento

Fotoja e mësipërme ka bërë xhiron në rrjetet sociale, teksa në pamje të parë duket sikur kjo vajzë është e zhytur në tokë.

Fotoja u postua fillimisht në ‘Reddit’ me përshkrimin:  “Ku është gjysma e vajzës sime? Ah, po. E kuptova. Po ju, a e kuptuat?”, lexohet në foto.

Shumë prej përdoruesve në Reddit e rrjete sociale e kanë patur të vështirë fillimisht të gjenin shpjegimin për këtë foto, kjo pasi pamja e ‘gënjen’ syrin.

Duke shikuar me kujdes foton, mund të dallosh se fotoja është shkrepur teksa vajza kalon pranë një bordure që i fsheh trupin. Por ngjyra e njëjtë e çimentos së bordurës me atë të rrugës, sjell iluzionin se gjysma e trupit të vajzës është ‘zhdukur’