Fotot e një veshje 4 mijë vjeçare që përfaqëson më së miri Shqipërinë

 Fotot e një veshje 4 mijë vjeçare që përfaqëson më së miri Shqipërinë

I vishnin vetëm gratë dhe vajzat e reja dhe të tilla veshje janë gjurmuar që në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë.

Fjala është për xhubletën, veshjen tipike të grave në veri të Shqipërisë.

Muzeu i Shkodrës ‘Oso Kuka’ ka prezantuar një ekspozitë me disa prej këtyre veshjeve emblematike shqiptare. Xhubletat, të njohura për fundin në trajtë këmbane, përbëjnë një pasuri kombëtare dhe pritet që të hyjnë në UNESCO, si pjesë e trashëgimisë kulturore të botës.

E teksa UNESCO pritet të kthejë përgjigje në muajin shtator, ekspozita në Shkodër ka sjellë detajet e mrekullueshme të kësaj veshje.

Fotot tregojnë bukurinë e xhubletës

“Kjo është xhebleta e Malësisë së Madhe, dallohet se vjen nga Dukagjini për shkak të kordonit të bardhë në fund. Pjesa e sipërme e xhubletës ka një tip jeleku me fije ndër mëngët ndërsa në pjesën e kokës kemi ‘gjysëmkren’ apo kapelen gjysëm-kokë.”-tha përgjegjësi i muzeut.

“Xhubleta ka evoluar dhe me kalimin e viteve ka marrë dhe elemente të modernizimit. Ky këtu është boçi i xhubletës dhe është punuar me fije ari. Mund të jetë rreth viteve ’30.”-tha Ndriçim Mlika, përgjegjës i muzeut.

Xhubleta është veshja tipike e grave në Shqipërinë Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Mërturi e Rugova, Malësi e Madhe dhe e shqiptarëve të Malit të Zi.

Fotot jane marrë nga një kronikë e transmetuar në Top Channel