Fotot, Kukësi zbardhet sërish nga dëbora

 Fotot, Kukësi zbardhet sërish nga dëbora

I gjithë territori në qarkun e Kukësit është përfshirë nga reshje të shumta dëbore, të cilat kanë nisur që në orët e para të kësaj të mërkure.

Aktualisht rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa rrugët rurale janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës ka shkuar 50 cm në Vlabonë, në Shishtavec 10 cm, Qafë- Shllak 30 cm dhe Qafë Prish 20 centimetra.

Moti do të vijojë të jetë me shira në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të variojnë nga minus 3 gradë celcisu në verilindje të vendit, deri në 13 gradë në jugperëndim të Shqipërisë.