Fotot, nis vaksinimi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

 Fotot, nis vaksinimi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Këtë të dielë ka nisur vaksinimi i popullatës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Janë ngritur dy çadra të mëdha me nga 10 pika vaksinimi dhe do të shërbejnë për të kryer vaksinën, fillimisht me moshat 70 vjeçare e sipër.

Objektivi është kryerja e 1 mijë vaksinave këtë të dielë, përmes vaksinës kineze ‘Sinovac’. Të moshuarit janë lajmëruar nga mjeku i familjes dhe kanë mbërritur sot në sheshin kryesor të Tiranës për vaksinimin.

Procesi është i thjeshtë. Fillimisht kryhet regjistrimi, më pas kalohet në vaksinim e në fund në dhomat e paravaksinimit, ku qëndrohet për 25- 30 minuta. Janë të pranishëm ekipet e urgjncës për çdo rast të mundshëm emergjence.

Për personat në moshë 80 vjeç e sipër, vaksina do të kryhet në qendrat shëndetësore.