Fotot, si u përcoll finalja e Euro 2020 në sheshin “Skënderbej”

 Fotot, si u përcoll finalja e Euro 2020 në sheshin “Skënderbej”

Finalja e Euro 2020 u ndoq nga miliona njerëz në mbarë botën. Njëlloj si në sheshet kryesore europiane, në Tiranë ndeshja është parë live në sheshin Skënderbej.

Fotot e mëposhtme janë përcjellë nga LSA, ku duken mijëra tifozë të Anglisë e Italisë.

Pas fitores së Italisë, qindra tifozë në kryeqytet kanë festuar në rrugët e bulevardin kryesor të Tiranës. Disa në këmbë e disa të shoqëruar nga boritë e makinave, fitorja e Italisë ka qenë një moment lumturie për shumë tifozë shqiptarë.