“Fukarrallëk e vuajtje, mbeta vetëm” Historia e të moshuarës nga Puka

 “Fukarrallëk e vuajtje, mbeta vetëm” Historia e të moshuarës nga Puka

Gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u trajtua historia e Vashe Smakës 80 vjeç. Bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare me pengun e madh në zemër për Vashën e tij. Ai nuk donte që ta linte vetëm. Lidhja e tyre ishte shumë e fortë, ata nuk kishin fëmijë. E moshuara kërkon një dhomë të ketë qetësi në vitet që i kanë mbetur.

“Jam mërzit shumë , kam fukarallëk dhe vuajtje. Mbeta në rrugë të madhe” thotë Vasha. I është bërë barrë mbesës që vetë është e sëmurë dhe kushtet i ka të vështira. Krevatin e ka në korridor pasi shtëpia nuk ka shumë hapësire . Vasha prej 10 vitesh kështu endet tek të afërmit. Prej 10 vitesh nuk e ka shtëpinë e saj. I është shkrumbuar. Gjatë këtyre viteve 80 vjeçarja, ftohtë ka patur në trup dhe në shpirt. Pasi historia u transmetua live në studion e shqiptarëve Sidrit Bejleri tha se kjo nënë meriton një jetë dinjitoze . Mësohet se një pjesë të parave për ti siguruar Vashës një dhomë e kanë dhëne miqtë e gazetarit të neës 24 në Pukë Armir Mehaj, ai që solli në emision këtë histori të dhimbshme. Sakaq në studio telefonuan përfaqësues nga banka Credins. Kjo bankë do të plotësojë edhe pjesën e mbetur të shumës për ti siguruar 80 vjeçares një dhomë.