Gazetarja nga Shkodra ndërron jetë, çfarë shkruante për betejën me sëmundjen

 Gazetarja nga Shkodra ndërron jetë, çfarë shkruante për betejën me sëmundjen

Ka ndërruar jetë këtë të shtunë gazetarja nga Shkodra Anila Dushi.

54 vjeçarja ishte e shtruar në spitalin e Shkodrës në repartin e reanimacionit. Po luftonte me Covid dhe pas ditëve të gjata në luftë me sëmundjen, ajo u nda nga jeta.

Anila punonte prej vitesh si gazetare në shtypin e shkruar dhe tv lokale. Në profilin e saj në rrjetin social tregoi disa momente të përballjes me sëmundjen, me shpresën në Zot se gjithçka do të kalonte.

“Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka Tmerr”-shkruante gazetarja pak ditë më parë.

Një ndarje e parakohshme nga kjo botë për një gazetare të respektuar. Largimi i saj ka sjellë mjaft trishtin në komunitetin e gazetarëve e veçanërisht në Shkodër.