Gëzuar Kosovë! Monumenti ‘Newborn’ vishet me duart e shqiptarëve

 Gëzuar Kosovë! Monumenti ‘Newborn’ vishet me duart e shqiptarëve

Kjo e mërkurë është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Sot Kosova feston 13 vjetorin e Pavarësisë së saj, një ditë gëzimi e shprese për shqiptarinë.

Këtë vit monumenti ‘Newborn’ është ‘veshur’ me duart e qytetarëve. Fëmijë, burra, gra e të moshuar, e kanë shenjuar me duart e tyre monumentin, si një simbolikë për luftën çlirimtare të Kosovës.

Nje vajze e vogel vendos doren e ngjyrosur ne monument

Puna nisi që ditën e djeshme në mëngjes dhe në orët e mbrëmjes gjithçka ishte gati.

Sot Prishtina është mbushur me flamujt e Kosovës, që prej 13 vitesh valëviten të lirë.