Gjesti i mrekullueshëm i çiftit kosovar, shpërndajnë ushqime falas në Teksas

 Gjesti i mrekullueshëm i çiftit kosovar, shpërndajnë ushqime falas në Teksas

Prej ditësh tashmë në Teksas (SHBA) nuk ka patur drita e ujë. Miliona njerëz janë përballur me kushte jashtëzakonisht të vështira për shkak të motit ekstrem, një katastrofë që ka ulur në gjunjë të gjithë shtetin.

I gjithe shteti i Teksasit u gjunjezua nga i ftohti dhe stuhite si dhe nga nderprerja e energjise elektrike e ujit te pijshem.

Duke parë gjendjen e rëndë, një çift shqiptarësh nga Kosova që jetojnë atje, kanë vendosur që të bëhen shembull mirësie dhe zemërgjerësie për komunitetin. Ari e Blinera Isufaj, drejtojnë një restorant në Plano dhe të mërkurën që lamë pas (në ditën e Pavarësisë së Kosovës), gatuan rreth 500 vakse ushqim falas për ata njerëz që prej ditësh nuk kishin ngrënë një vakt të ngrohtë.

Gjesti i tyre i bukur tërhoqi vëmendjen e medias në SHBA e cila vlerësoi aktin e çiftit shqiptar.

“Shumë njerëz më dërguan foto nga shtëpia e tyre, duke më thënë se ishte vakti i parë i ngrohtë që po hanin prej ditësh”-i tha ‘Today’ Ari Isufaj, i cili shtoi “njerëzit na falenderuan aq shumë. Ishte e mrekullueshme. Ne thjesht donim të bënim diçka të mirë për njerëzit, t’i jepnim diçka.”

Njëlloj si miliona teksanë edhe banesa e çiftit shqiptar mbeti pa energji elektrike e ujë. Pavarësisht kësaj, Ari dhe e shoqja e kanë futur në punë veten duke gatuar lazanja e spageti për t’i shpërndarë ushqimet në restorant, por edhe në një kishë aty pranë.

“Je një shembull i mirfilltë për të tjerët. Ti dhe stafi juaj jeni thjesht të mrekullueshëm. Kur koha të përmirësohet, do të jem I pari që do të porosis ushqim tek restoranti juaj”-tha një grua në rrjetin social, ndërsa një tjetër shkroi “jemi me fat që kemi njerëz si ju. Falenderime për gjestin tuaj.

Në median amerikane shkruhet se 35 vjeçari mbërriti në vitin 1999 në SHBA, për t’ju larguar luftës në Kosovë.

“Kur erdha fillimisht këtu nuk ishte e lehtë. Njerëz që nuk i njihja dhe kurrë nuk i kisha takuar, më ndihmuan duke më blerë një çantë dhe duke më dhënë rroba. Ato ditë nuk i kam harruar kurrë”-tha Ari.

“Ne e hapëm biznesin vitin e kaluar dhe kur erdhi pandemia mendova se gjithçka mori fund. Por pavarësisht pandemisë, këta njerëz të mrekullueshëm erdhën dhe na ndihmuan duke blerë ushqim. Kur stuhia mbërriti, ishte thjesht gjëja e duhur që ne të ndihmonim njerëzit”-përfundoi kosovari.