Gjithçka që fiton prej dy vitesh e dhuron për bamirësi! Historia e një gruaje me zemër të bardhë

 Gjithçka që fiton prej dy vitesh e dhuron për bamirësi! Historia e një gruaje me zemër të bardhë

Prej vitesh ajo punon si rrobaqepëse. Përmes qepjes krijon shumëka, nga aksesoret me copa të ndryshme deri tek bizhuteritë.

Por e veçanta e kësaj gruaje qëndron në faktin se paratë që fiton duke shitur punën, nuk shkojnë në portofolin e saj. Të gjitha fitimet, përveçse pak parave që mban për materialet, ajo i çon për bamirësi.

Roberta Shapiro quhet dhe jeton në Rhode Island në SHBA. Paratë që ajo fiton shkojnë për të ndihmuar me ushqime të pamundurit e të pastrehët.

Historia e saj është përcjellë në median amerikane, për faktin e thjeshtë se ajo bën bamirësi prej dy vitesh rrjesht dhe nuk ka ndërmend të ndalë.

“E nisa shitjen e punimeve online sepse edhe për këtë vit nuk do të ketë ndonjë ekspoze ku unë mund të shes e më pas t’i dërgoj paratë për bamirësi. Deri më tani kam arritur të dhuroj 10 mijë dollarë dhe nuk dua të zhgënjej as për këtë vit”-tha gruaja.