Gjithë jetën në spital, historia e 7 vjeçares që frymëzoi miliona njerëz

 Gjithë jetën në spital, historia e 7 vjeçares që frymëzoi miliona njerëz

Shumicën e jetës e ka shtyrë në dhomat e spitalit. E sëmurë që në lindje me mungesa të rënda në sistemin imunitar (hirchsprung) dhe e prekur me një formë xhuxhizmi.

Sërish, kjo 7 vjeçare po frymëzon njerëzit me shpirtin e saj. 7 vitet e jetës së saj tregojnë sesa e shenjtë është vetë jeta.

Isabella Thompson (Izabela Tompson) quhet, shkurt Bela. 7 vjeçarja ka bërë plot 21 operacione, përfshi këtu një transplant të palcës dhe është në pritje të një transplanti të zorrës. Çdo muaj në spital e dërgon nëna e saj, e cila shpesh herë habitet me forcën e të bijës.

“Ajo më ka treguar përfundimisht se është shumë e fortë. Unë dua të jem pozitive sepse ajo ka kaluar kaq shumë vështirësi. E kuptova që ajo është thjesht e lumtur, pa marrë parasysh sasinë e operacioneve. Ajo është aq e mirë dhe do të flasë me ju sikur të jetë shoqja juaj më e mirë,”-tha nëna e 7 vjeçares per median amerikane

Nëna e Belës mundohet që jetën e të bijës ta përcjellë në rrjetet sociale dhe njëra prej videove të postuara, u bë virale në rrjet me mbi 4 milionë klikime e mesazhe të përzemërta nga qindra mijëra njerëz.

Doktori i 7 vjeçares u shpreh se Bela është një vajzë shumë e zgjuar dhe pavarësisht ndërlikimeve të shumta që ka shëndeti i saj, ajo është e lumtur me jetën që i është dhënë.

“Ajo është një fëmijë shumë i zgjuar. Ajo shkon në shkollë dhe asnjë problem shëndetësor nuk ndikon në trurin e saj. Unë vërtet kam qenë e impresionuar se si Isabella dhe familja e saj janë të lumtur pavarësisht nga ajo që kanë kaluar.”

Bela është në klasë të dytë këtë vit dhe mundohet të këndojë, kërcejë e luajë sa të mundet.