“Gjyshi më mbulonte, që të mos dëgjoja zhurmat e predhave” Rrëfim emocional për luftën në Kosovë

 “Gjyshi më mbulonte, që të mos dëgjoja zhurmat e predhave” Rrëfim emocional për luftën në Kosovë

“Gjyshi më mbulonte, që të mos dëgjoja zhurmat e predhave” Rrëfim emocional për luftën në Kosovë

Ditët e fundit në rrjetet sociale një foto e një fëmije ka dalë në dritë. I përket një djali që përjetoi luftën e Kosovës dhe tmerrin e sulmeve të ushtrisë serbe.

Ky është Shaban Xani dhe në foto është në moshë të vogël duke mbajtur një predhë që ushtria serbe kishte hedhur në Kosovë.

Xani tha për median në Kosovë, se u prek shumë kur pa foton e vetes në fëmijëri, pasi i kujton gjyshin që e mbronte në atë kohë.

“Më kujtohet sikur sot, ishte pikërisht gushti 1999, isha së bashku me gjyshin në atë kohë dhe po kalonim nga rruga aty pari dhe u ndalëm tek vendi  ku ndodhej gëzhoja.

Njëri prej ushtarëve më ofroi afër gëzhojës së predhës së tankut. Njëri nga ushtarët me preku faqet dhe një zgjatje duarsh të përcjella me një buzëqeshje sikur një fitore e vërtetë. Ushtari i KFOR-it u afrua dhe e ktheu gjylen e topit nga përshkrimi që të dukeshin shkronjat, e që unë vetëm e dija që nuk ishin në gjuhën shqipe. Sot kur e pashë fotografinë e vërejtëm se shkronjat janë lloj i shkrimit i njohur si cirilik Ushtria serbe u vendos pikërisht në vendin ku është bërë edhe kjo fotografi, dhe ne u detyruam të largohemi nga shtëpitë tona për në fshatrat që të çonin rreth maleve të Qyqavicës.”-thotë Xani.

Gjyshi i tij nuk jeton më dhe kjo pjesë e të shkuarës i sjell në memorje kujtimet për një njeri që e adhuronte.

“Më kujtohet mirë rasti i një nate tmerri do të thoja, ne ishin në mal dhe afër meje ishte gjyshi. Ushtria serbe gjuante me topa dhe granata, e gjyshi më mbulonte me trup  edhe me qebe, që mos të ndjeja dridhjet e mëdha nga fuqia e armëve.”