Godet me makinë një grua me dy fëmijët e saj dhe… largohet

 Godet me makinë një grua me dy fëmijët e saj dhe… largohet

Një nënë 35 vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, janë përplasur nga një makinë këtë mbrëmje në lagjen “Apollonia” në Fier.

Sipas autoriteteve, një automjet i tipit ‘Benz’ i ka goditur këmbësorët dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shoferi ende mbetet i paidentifikuar. Fëmijët 9 dhe 7 vjeçarë së bashku me nënën e tyre, janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 20:35, në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Fierit.