“Hidhu, të pres unë” Momenti kur oficeri shpëton disa fëmijë nga banesa në flakë

 “Hidhu, të pres unë” Momenti kur oficeri shpëton disa fëmijë nga banesa në flakë

Disa pamje video të kapura nga kamera trupore e një oficeri policie, tregojnë momentet kur ky i fundit arrin të shpëtojë një familje me 4 fëmijë të mitur, nga mosha 3 deri në 12 vjeçare.

Pamjet e filmuara në New York, tregojnë fillimisht sesi oficeri Mark Konklun vrapon në kërkim të gjetjes së banesës, për të cilën ishte lajmëruar se kishte patur rënie të zjarrit.

Pasi arrin të gjejë banesën, shikon se flakët e kishin përfshirë të gjithë godinën dy katëshe. Nis menjëherë të largojë njërin nga fëmijët që po dilte nga dera e prapme e ndërtesës dhe e pyet për adresën e saktë, në mënyrë që të thërrasë zjarrfikësit.

Pasi e largon fëmijën në një distancë sigurie shkon sërish tek ndërtesa në flakë dhe shikon se në katin e dytë ka ende fëmijë të bllokuar atje. Dëgjohet teksa thërret, “Hidhu, jam unë këtu, të pres unë”

Shikoni këto pamje

“Mund të them se kam parë shumë shembuj të akteve heroike përgjatë viteve nga oficerët e policsë, por pasi pashë pamjet e kamerës dhe pasi fola me dëshmitarët aty, mund ta them se veprimet e oficerit Konklin (Conklin) ishin, në të paktën, veprime të një trimërie ekzemplare”-tha shefi i policisë së Jamestown Tim Jackson.

E pas këtij veprimi heroik nga ana e oficerit të policisë edhe njerëzit atje nuk kanë qëndruar prapa. Shumë anëtarë të komunitetit e më gjerë, kanë nisur të japin ndihma monetare për familjen 6 anëtarëshe, kjo pasi me djegien e shtëpisë, burrë e grua humbën gjithçka.