Histori prekëse, nëna rrëfen vuajtjet e të birit të ndjerë: Në dhomë kishte gdhendur fjalën ‘Ndihmë’

 Histori prekëse, nëna rrëfen vuajtjet e të birit të ndjerë: Në dhomë kishte gdhendur fjalën ‘Ndihmë’

“Çkemi, unë quhem Will, jam 18 vjeç dhe vuaj nga depresioni. Mendoj se rrëfimi i eksperiencës sime është i rëndësishëm, për të bërë të mundur që njerëz të tjerë të marrin kujdesin mjekësor të nevojshëm.“

Këto janë fjalët e një 19 vjeçari, i cili ndërroi jetë në mënyre ende të paqartë, në një apartament ku prezumohej se ai mbahej në kontroll.

Disa kohë para vdekjes së tij të mistershme, i riu postoi një video në rrjet, ku tregonte historinë e tij, vështirësitë e një jete nën thundrën e depresionit dhe sipas tij, dështimin e sistemit të shëndetësisë për t’i dhënë mundësinë që të shtrohej në një spital psikiatrik.

Will ka qenë një djalë i qetë e madje mjaft i talentuar në muzikë. Ai ishte i prekur nga spektri autik, por sërish kjo nuk e ka penguar përgjatë jetës.

“Ishte i apasionuar pas shumë gjërave, ishte inteligjent, shumë i dashur, por vuajti të gjithë jetën.”-tregon e ëma e tij për BBC.

“Kur isha 16 vjeç, nisa të prekem nga depresioni. Kujtoj se isha në klasë dhe nisa të qaj pa asnjë arsye… më tutje, nisa të mendoj për vetëvrasjen”-tregonte Will në videon e tij shpjeguese në rrjet.

Nëna e 19 vjeçarit tregon mes lotësh se i biri ka vuajtur e duruar dhe se kur gjendja u përkeqësua, shëndetësia atje nuk e dërgoi në një spital psikiatrik, me idenë se është autik.

“Ishte një dështim i sistemit, që një fëmijë i mirë, i talentuar, të mund të përjetonte aq shumë dhimbje përgjatë jetës së tij. Mendoj se patëm njoftuar policinë afro 50 herë brenda një viti. Shpesh telefononim ambulancën. Ai ndihej aq keq, saqë tentonte t’i bënte keq vetes, të priste venat. Ishte kaq keq saqë në disa raste ka tentuar të na sulmojë. Ishte një makth”-tregon nëna, Selli Melborn

Në videon e tij, Will vë në dukje se kur shkoi të vizitohej, një infermiere e kishte parë dhe i kishte këshilluar të merrte një aplikacion për qetësimin e mendjes.

“Shkova të vizitohem dhe më pa një infermiere në repartin e psikiatrisë. Më thanë të shkarkoj në celular një aplikacion…pasi unë kisha tentuar t’i jepja fund vetes. Duhej të prisja 1 vit e dy muaj për të marrë trajtim”-ironizonte i riu.

Në depresion të thellë, Will nis të përdorë alkoolin e drogërat e lehta në mënyrë që t’i largohet depresionit.

“Ai e dinte se po e shkatërronte veten. Mendonte se ishte një monstër dhe kishte dëshirë të kuronte veten, të gjente një vend në shoqëri. Në dhomën e tij kishte gdhendur fjalën ‘ndihmë’… sepse ishte shumë i dëshpëruar.”-tregon nwna e pwrlotur.

Will kërkoi që ta shtronin në një institut psikiatrik… por diçka e tillë nuk ndodhi. Në përpjekje për ta ndihmuar, autoritetet lokale e dërguan të riun në një apartament, për ta vëzhguar e mbrojtur. Por ndryshe mendon nëna e 18 vjeçarit.

Për atë nuk u kujdes njeri. Nuk ishte i sigurt… e kur ti dorëzon tët bir ashtu, mendon se ai do të jetë mirë… por ishte e qartë se ai nuk ishte i sigurt atje”-thotë nëna e cila mbushet në lot.

Will ndërroi jetë në atë apartament. Ishte i vetëm. Ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes së tij, ndërsa nëna e babai kanë tentuar të gjejnë arsyen e ikjes së djalit të tyre.