Histori prekëse, ushtaraku jep jetën për të shpëtuar nga mbytja vajzën e mikut të tij

 Histori prekëse, ushtaraku jep jetën për të shpëtuar nga mbytja vajzën e mikut të tij

Një oficer i forcave ajrore ka humbur jetën në det, në tentativë për të shpëtuar vajzën e mikut të tij.

Të dy familjet kishin shkuar për një fundjavë me pushime kur 47 vjeçari Stiven Hulsmajer, gjeti vdekjen teksa i shpëtonte jetën vajzës së mikut të tij. Kjo e fundit doli e gjallë nga deti, ndërsa 47 vjeçari ndërroi jetë.

Për dy orë u përpoqën ekipi i mjekëve të urgjencës për t’i shpëtuar jetën ushtarakut, inxhinier që punonte prej 23 vitesh në forcat ajrore të Britanisë, por tentativat qenë të kota.

Dhjetëra miq të 47 vjeçarit u prekën rëndë nga vdekja e tij, e madje edhe RAF i dedikoi një shkrim rreshterit të ndjerë

‘Me trishtim të madh ju njoftojmë për vdekjen e rreshterit Stephen Hulsmeier të premten pas një aksidenti tragjik gjatë pushimeve me familjen dhe miqtë e tij. Steve i njohur si Hulzi për miqtë e tij të shumtë, ishte një inxhinier i njohur i avionëve dhe gjatë shërbimit të tij 23-vjeçar ai punoi në shumë skuadrone dhe stacione.’