Historia e 14 vjeçarit që u lexon libra fëmijëve online! Paratë që i falin, ai i dërgon për bamirësi

 Historia e 14 vjeçarit që u lexon libra fëmijëve online! Paratë që i falin, ai i dërgon për bamirësi

Shumë fëmijë në botë janë detyruar të mësojnë online për shkak të pandemisë. Njëlloj në këto kushte, edhe ky 14 vjeçar mëson nga shtëpia, por ka menduar dhe për fëmijët e tjerë.

Oscar quhet 14 vjeçari që në ditë të caktuara pasdite i kushton një apo dy orë kohë fëmijëve që kanë dëshirë të dëgjojnë histori të librave të ndryshëm.  Përmes platformave online, Oscar lexon histori e madje mundohet që të përshtasë dhe zërin në varësi të personazheve të librit.

Për më tepër, të gjitha ato para që 14 vjeçari ka nxjerrë përmes ‘emisionit’ të tij apo zemërgjerësisë së prindërve të tjerë, kanë shkuar për bamirësi në komunitetin ku jeton.

Të gjitha paratë që kemi mbledhur, i kemi dhuruar për bamirësi. Mundohem që kur lexoj personazhet e librit i bëjmë me zëra të ndryshëm. Ndonjëherë mundohemi që t’a bëjmë interesant leximin duke e ndërperë në kapituj, që fëmijëve t’u shtohet dëshira për të ndjekur më tej historinë e librave.”-thotë Oscar.

Përshtatur prej BBC. Për të parë videon, klikoni Këtu.