Historia e 2 vjeçares që po i shkon jeta spitaleve

 Historia e 2 vjeçares që po i shkon jeta spitaleve

Sezoni i ri i ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ ka rinisur me një histori që kërkon guxim për t’u parë.

Fotoja e mësipërme i përket Tuanës 2 vjeçe, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, e njohur si anemia ‘hetolimike autoimune’.

Nëna e Tuanës, Bernarda, historinë e rrëfën nga dyert e spitalit.

Bernarda: Vajza ime është anemi hetolimike autoimmune, Çdo herë që mjekët i marrin gjak i rrezikohet jeta. Kur më ka thënë doktoresha që bëhu e forte se këto janë çaste jetike për fëmijën tënd, ajo ja hodhi natën e parë, tre ditë ishte në reanimacion dhe e zbritëm poshtë. Kjo sëmundje ka nevojë për transplant palce që këtu nuk realizohet, një spital në Itali e ka marrë përsipër, kostoja është 50 mijë euro por mund të jetë edhe më e madhe shuma nëse bëhet transplant. Tuana është shumë e veçantë, edhe sëmundja është 1 në 10.000 raste edhe grupi i gjakut ZH është shumë i veçantë. Del vajza tek dera dhe thotë mami ikim, qan natën tremben, thotë mami më vranë. Unë e di që është luftëtare dhe do ia dali.

Elvis Naçi tha në emision se një video e vogëlushes i kishte ardhur në celular. Naçi tha se pamjet ia kishin ngritur peshë shpirtin dhe se menjëherë ai e ka shpërndarë videon duke bërë thirrje drejt shqiptarëve për ta ndihmuar 2 vjeçaren.

Dhe shqiptarët janë përgjigjur.

Shuma e nevojshme për kurimin e Tuanës u arrit dhe tashmë 2 vjeçarja u nis jashtë shtetit (Itali) për kurim.

Elvis Naçi e përcolli vetë Tuanën për në automabulancë.