Historia e 4 vjeçarit që mblodhi donacione për të sëmurët me Alzaimer

 Historia e 4 vjeçarit që mblodhi donacione për të sëmurët me Alzaimer

Ndonjëherë është boll e vështirë që fëmijët të qëndrojnë në një vend, por jo për një 4 vjeçar që eci me milje të tëra në ishullin ku jeton, si pjesë e një eventi bamirësie, për të mbledhur fonde për shoqatën e të prekurve me Alzaimer (Alzheimer).

Kjo është historia e Solly (Soli) Lumley, një djalë 4 vjeçar që jeton në Jersey (Xhersi) të Mbretërisë së Bashkuar (Angli).

Solly mori pjesë në një eveniment bamirësie për të rritur vëmendjen ndaj të prekurve nga sëmundja e rëndë. 4 vjeçari dëgjoi për evenimentin nga gjyshja e tij dhe që kishte të bënte me një ecje prej 50 miljesh gjatë muajit janar. Ai iu lut gjyshes që ta merrte me vete për ecjen.

“Në fillimi menduam se kurrë s’do të mund të ecte për 40 minuta në ditë, por ai ishte aq shumë i përkushtuar. Ka ecur në shi, borë e breshër dhe vullneti i tij ka qenë i pabesueshëm”-thotë e ëma e 4 vjeçarit.

Solly arriti të mbledhë rreth 2 mijë paund dhe u bë një shembull për shumë të tjerë që ndihmuan në ngritjen e fondeve për të prekurit nga Alzaimer (Alzheimer). Në më pak se tre javë ai bëri 50 miljet.

Solly e nisi ‘sfidën’ me objektivin e thjeshtë për të mbledhur vetëm 11 paund por arriti shumë e më shumë. Shumicën e ecjeve i ka bërë me gjyshërit dhe babain.

Nëna e tij tha se i biri ka përshkuar tashmë thuajse të gjithë ishullin dhe se është krenare për të.

“Gjyshi im ka qenë i prekur nga kjo sëmundje dhe ne jemi munduar përherë si familje, që të përfshihemi në evente bamirësie.

“Të gjithë kemi nevojë për vepra të mira dhe duke parë Solly-in që po na ‘drejton’, ka sjellë tek ne një buzëqeshje në fytyrë”-tha një prej organizatorëve të evenimentit bamirës.