Historia e 7 vjeçares që ndihmoi të pastrehët duke shitur artin e saj me guacka

 Historia e 7 vjeçares që ndihmoi të pastrehët duke shitur artin e saj me guacka

Gjithçka nisi në një ditë ecje në bregdet. 7 vjeçarja Scarlett Raucci (Skarlet Rauçi) po bënte ecje me gjyshen e saj dhe po mblidhnin gurë e guacka.

Guret shumëngjyrësh dhe guackat e mahnisnin 7 vjeçaren, e cila mbushi një qese plot me to. Pasi ecja mbaroi, vogëlushja i thotë gjyshes se do t’i shiste ‘stolitë’ që kishte gjetur.

Kështu nisi orvatja e 7 vjeçares dhe gjyshes së saj. Me të shkuar në shtëpi, Skarlet nisi t’i pikturojë gurët e guackat, e ndihmuar dhe nga gjyshja.

Më pas të dyja së bashku shkuan në vende të ndryshme dhe nisën të shesin guackat e gurët. Të gjitha paratë e grumbulluara shkuan për të ndihmuar të varfrit. Me ndihmën e njërës prej kishave në qytetin e Providence në Rhode Island në Amerikë, paratë e grumbulluara shërbyen për të blerë të mbathura e çorape për të pastrehët dhe të pamundurit.