Historia e dy të moshuarve zemërmirë që u bënë miq me 41 vjeçarin që i grabiti shtëpinë

 Historia e dy të moshuarve zemërmirë që u bënë miq me 41 vjeçarin që i grabiti shtëpinë

Duket si një histori e pabesueshme, por ka ndodhur në shtëpinë e një çifti të moshuarish në Britani. Anne dhe Terry jetojnë në Erdington të Birmingamit dhe në muajin maj të vitit 2019 u grabitën nga një 41 vjeçar.

500 paund i mori ky njeri të moshuarve, por shumë shpejt u identifikua dhe arrestua nga ana e policisë. Në vend të burgosjes së tij, gjykata vendosi që ta çojë në një program rehabilitimi, ku 41 vjeçarit i duhej të punonte.

Dhe puna e tij që nga ajo kohë është të kujdeset për oborrin e shtëpisë që grabiti.

Anne Linton u shpreh për BBC se ajo dhe i shoqi e kanë falur 41 vjeçarin dhe se që nga ajo kohë janë bërë miq të mirë.

Për Krishtlindjet e shkuara, të moshuarit zemërmirë e 41 vjeçari shkëmbyen dhurata, ndërsa e moshuara tha për BBC: “A nuk është për të qeshur, kur ti i thua dikujt, se personi që të ka vjedhur shtëpinë tashmë është një mik i mirë i yti… askush nuk do të besonte, sepse as nëpër përralla nuk e gjen një histori të tillë.

41 vjeçari, emri i të cilit nuk u bë publik në media, tha: Anne dhe Terry më dhanë mundësinë që ta ndryshoj jetën. Pa ndihmën e tyre nuk besoj se do të jetoja dot me veten. I detyrohem atyre shumë dhe do të jem përgjithnjë në borxh me ta.

Gjithçka do bëj që të mund t’i ndihmoj, mjafton që ata të më kërkojnë diçka dhe unë do të jem atje. Fatkeqësisht, nuk mund ta ndryshoj dot atë që bëra dhe mbi këtë, do të ndihem përherë i turpëruar”

Terry e ka të pamundur që të kujdeset për punët në oborr për shkak të gjendjes shëndetësore. Për BBC tha se “jam mirënjohës, pasi kjo është mënyra e tij për të kërkuar falje për atë që bëri dhe unë e vlerësoj këtë”