Historia e gruas që i dha ushqim burrit të pastrehë… pa e ditur se atë e njeh e gjithë bota

 Historia e gruas që i dha ushqim burrit të pastrehë… pa e ditur se atë e njeh e gjithë bota

Një ndër gjërat më të mira që mund të bëjë një njeri, është të ndihmojë ata që janë në nevojë.

Kjo histori e mëposhtme, u bë lajm i parë nëpër mediat e botës disa vite më parë, jo vetëm sepse përfshinte një njeri me famë, por para së gjithash, prej një gjesti human.

Dhe gjestin human e bëri një grua me origjinë franceze, e cila kishte ardhur në Amerikë me disa pjesëtarë të familjes. Gruaja quhej Karine Gombeau, 42 vjeçare. Ishte ulur në një restorant pranë terminalit të madh të New York-ut, kur sytë i kapën një burrë të veshur keq. Dukej i pastrehë dhe po rrëmonte mes plehrave të një koshi mbeturinash për ushqim.

Karine preket nga ajo që sheh dhe pa e menduar dy herë, çohet dhe fut në një qese pjesë të mbetura të një pice që kishte porositur së bashku me të shoqin dhe djalin 15 vjeçar.

I afrohet burrit dhe i zgjat çantën.

“Çfarë ka në çantë?” i thotë burri.

Ajo tenton t’ja shpjegojë, por gjysma e fjalisë së saj ishte në frëngjisht. I thotë ( në frëngjisht) “më fal” dhe më pas (në anglisht) “pica është pak e ftohtë”.

Burri nuk foli pë disa sekonda dhe më pas buzëqeshi. I tha gruas:

“Faleminderit shumë. Zoti të bekoftë”– duke u larguar më pas.

Gruaja po ashtu u largua drejt familjarëve të saj. Dy ditë kaluan dhe një punonjës i hotelit ku gruaja po qëndronte i jep një gazetë në dorë. 42 vjeçarja sheh veten duke i dhënë qesen me pica burrit. Kur lexon titullin e gazetës, 42 vjeçarja shtanget. Burri i varfër, të cilit ajo i kishte dhënë ushqim, në fakt rezultonte të ishte një njeri me famë botërore.

Richard Gere me qesen qe i dha 42 vjeçarja

Ishte Richard Gere, aktori hollivudian. Ai po luante rolin e një të pastrehu në një film, që atë ditë po xhironte skenat në qytet. Gruaja as që e kishte njohur aktorin, i cili kishte lënë mjekër dhe mbante në kokë një kapuç.

Richard Gere duke aktruar, teksa ushqehet neper koshat e mbeturinave

Lajmi qarkulloi në të gjithë globin, në muajin prill të vitit 2014, ndërsa mediat kërkuan të dinin më shumë për gruan, e cila kishte këto fjalë.

Karine duke treguar ne celularin e saj, nje prej titujve te gazetave te kohes (2014)

“Ndihem keq kur kuptoj sesa shumë ushqim ne çojmë dëm. Ka njerëz që nuk kanë asgjë, kjo gjë më prek shumë… ajo që më ndodhi mua ishte e paimagjinueshme. Kurrë nuk do ta kisha menduar se do më ndodhte diçka e tillë”