Historia e gruas që lan shtigjet me lot

 Historia e gruas që lan shtigjet me lot

Ajo ecën, vetëm ecën, e dhimbjen nuk ka kujt t’tia tregojë. Ҫdo ditë Lumja bën kilometra të tëra me këmbë. Ecën dhe rrugët i lan me lot, pasi jeta e saj ka arritur në kufijtë e së pamundurës. Veten e saj e ka harruar, ajo duhet të kujdeset për familjen e saj, e duket se nuk po ia del dot. Lotët e dëshpërimit shpërthejnë sapo e pyet se ҫfarë e mundon më tepër, pasi vuajtjet e saj nuk kanë të sosur e nuk di kë të tregojë më parë. “Kur vijnë fëmijët në shtëpi çfarë tu jap të hanë fëmijët, janë adoleshentë, a nuk është gjynaf që mbajnë barkun me dorë se nuk kanë çfarë të hanë” .