Historia e një burri që u shpëtua nga qeni që nuk e donte askush

 Historia e një burri që u shpëtua nga qeni që nuk e donte askush

“Thashë me vete, t’i jap një shans kësaj qenusheje, fundja është e bukur dhe mendoj se mund të arrij ta ‘zbus’ disi”.

Këtë mendoi ky burrë kur vendosi të adoptojë Sadie, një qenushe ‘problematike’ që ishte nxjerrë jashtë nga të paktën 3 qendra strehimi për qentë, për shkak të agresivitetit ndaj njerëzve.

Dhe kështu ndodhi. Brian Myers e mori në shtëpi qenin me idenë se po e shpëtonte, pa e ditur ende se në fakt do të ishte ai që do të shpëtohej nga qeni. Një natë Bryan filloi të ndihej keq U çua nga krevati dhe në atë moment pëson një goditje në tru. Rrëzohet menjëherë në tokë. Ishte Sadie ajo që i shpëtoi jetën.

“Isha shumë me fat që e kisha atë natë kur pësova goditjen. Po çohesha nga krevati dhe sapo qëndronva në këmbë, rashë përtokë. Celulari im ishte atje tutje. Qenie rdhi dhe arrita ta kap nga kollarja. Më tërhoqi dhe më nxorri nga kjo rrugica e vogël këtu deri tek celulari.”-tha burri për CBS.

“Mesa di unë, ajo nuk ka patur trajtim për të qenë një qen shërbimi”-shtoi Myers.

Burri arriti të telefonojë spitalin dhe urgjenca e solli në kohë për t’u trajtuar. Kaloi disa javë në spital për kurim e rehabilitim të plotë. Dhe në momentet kur doli nga spitali, pati një ‘vizitore’.

“Ajo mu hodh përsipër duke më lëpirë në fytyrë. Më ikën syzet e maska… e thash me veten, e dua këtë qen”-tha burri për median amerikane.