Historia e një jetimi që u rrit në varfëri… sot ndihmon mijëra njerëz duke u siguruar ushqim

 Historia e një jetimi që u rrit në varfëri… sot ndihmon mijëra njerëz duke u siguruar ushqim

“Në vitin 1998 unë e humba tim atë në një aksident rrugor. Isha 5 vjeç, ndërsa mami 27 vjeçe.  Mami nisi të gatuajë në shtëpi dhe së bashku shisnim ushqimin. Që në moshë të vogël unë kam shpërndarë ushqimet që bënte nëna.”

Këto janë fjalët e një të riu që jeton në një prej vendeve me të goditura nga pandemia e Covid. BBC i ka kushtuar një kronikë Harsh Mandavias-s dhe nënës së tij. Kjo për shkak të impaktit të madh që nënë e bir kanë patur në komunitetin ku jetojnë. Harshi dhe nëna e tij arritën të kthejnë një gjest human, në një skemë të mirfilltë ndihme për mijëra njerëz që prej muajsh e kanë të vështirë të gjejnë ushqim ditor në Mumbai të Indisë.

Harshi tregon për BBC, sesi nisi gjithçka. Ata filluan të ndihmojnë njerëzit në Mumbai, sapo nisi pandemia e Covid. Shisnin ushqim me çmime të lira, një punë që nënë e bir e bëjnë prej vitesh si të vetmen formë të mbijetesës dhe gjetjes së të ardhurave.

“E filluam gjatë pandemisë. Gradualisht filluam të marrim telefonata nga mjekët e spitalet, që kërkonin ushqim për pacientët. Nisëm punën me aq sa kishim mundësi.”-tha i riu.

Por një ditë, një burrë i kërkoi Harshit që t’i blinte 100 vakte ushqimi, në mënyrë që t’ja shpërndanin njerëzve në nevojë.

“Një ditë një prej klientëve tonë të përhershëm më tha, Harsh, dua të paguaj për 100 vakte për të varfrit, por s’mund të dal për t’i shpërndarë. I thashë që do t’i shpërndaja unë, fundja kam gjithë jetën që shes e shpërndaj ushqime. Ushqimet i shpërndava dhe hodha disa foto të bamirësisë në rrjetet sociale.”-tregoi Harsh.

E duket se fotot që kapnin momente të shpërndarjes së ushqimeve për të pamundurit, prekën shumë njerëz.

Ato foto tërhoqën vëmendjen e shumë njerëzve. Shumë nisën të dhurojnë para dhe që nga ajo ditë, dhurimet nuk ndaluan.”-tha për BBC Harsh Mandavia.

Nënë e bir mblodhën 30 mijë dollarë përmes platformave online, para të ardhura nga 11 shtete të botës. Me këto para dhe ndihma të tjera, ata arritën të bëjnë mbi 26 mijë vakte ushqimi, 58 mijë roti (pite) dhe mbi 7 mijë ëmbëlsira. Të gjitha këto ushqime iu shpërndanë njerëzve në nevojë gjatë një harku kohor 1 vjeçar. Nënë e bijë po ashtu u ndihmuan nga njerëz zemërmirë, të cilët pandemia i la pa punë. Disa prej tyre erdhën në ndihmë të familjes Mandavia dhe nisën punën për gatitjen e vakteve ushqimore.

Ndërkohë që radha në dyqanin modest të Harshit e nënës së tij, duket se nuk ka të mbaruar. Vetë i riu, thotë se nuk ka ndërmend të ndalojë dhënien e vakteve e ushqimit falas për njerëzit.

“Shoqëria që të ngre lart, është po e njëjta që të çon poshtë… e kështu, njeriu duhet të ndihmojë shoqërinë kur ajo ka më shumë nevojë”-thotë i riu.