Historia e një oficereje policie, kohën e lirë ia dedikon lumturimit të fëmijëve me kancer

 Historia e një oficereje policie, kohën e lirë ia dedikon lumturimit të fëmijëve me kancer

“Gjithçka nisi kur u takova me një 3 vjeçare, në vitin tim të parë të punës. Ajo po luftonte me një lloj leuçemie… me disa oficerë të tjerë i dërguam në spital një pako me dhurata”

Kështu thotë për median amerikane kjo oficere policie, e cila i ka gjetur vend kohës së saj të lirë, me një qëllim shumë të thjeshtë… të ndihmojë fëmijët e sëmurë rëndë, që të buzëqeshin e gëzohen.

Prej mëse një viti, ajo së bashku me miq e oficerë të tjerë policie, ka mundur të ngrejë në këmbë një shoqatë bamirësie, për t’i dërguar në shtëpi fëmijëve të sëmurë pako me dhurata e lodra.

Quhet Xhenifer Paçeko (Jennifer Pacheco) dhe iniciativa e saj  ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të medias, por edhe stacioneve të policisë kudo në SHBA.

“Ka diçka që më shtyn, diçka që më bën të mendoj se duhet ta bëj këtë gjë”-thotë oficerja e policisë.

Xhenifer thotë se tashmë vajza që takoi dy vite më parë, është mirë me shëndetin dhe se ajo është e lumtur që bëri diçka për t’i kthyer sadopak buzëqeshjen.

Puna e kësaj oficereje policie ka vijuar me plot fëmijë të tjerë, që përballen me sëmundje të rënda. Njëlloj si rasti i këtij vogëlushi që u përball me kancerin. Xhenifer i shkoi në shtëpi dhe i dhuroi një makinë elektrike, një pelerinë e maskë si dhe disa lodra të vogla.

Pakot e saj kanë shkuar dhe për këtë fëmijë të prekur nga sëmundja e rëndë, teksa prindërit e tij shprehin gëzim e mbështetje për iniciativën e kësaj oficere policie.

“Kur mëson se yt bir ka kancer, e vetmja gjë që të duhet është mbështetja. Çfarëdo lloj ndihme që mund të marrësh është e mrekullueshme dhe fëmijët e dashurojnë kur në shtëpi u vjen një pako me emrin e tyre. Sot djali im do të bëhet një oficer policie…”-thotë nëna e vogëlushit.