Historia e pazakontë e 12 vjeçares që pastron varre: Në fillim kisha frikë, tani punën e bëj me qejf

 Historia e pazakontë e 12 vjeçares që pastron varre: Në fillim kisha frikë, tani punën e bëj me qejf

Shumica e bashkëmoshatarëve të saj kohën e lirë e kalojnë duke luajtur me shokë e shoqe, kur kjo 12 vjeçare shkon disa herë në javë për të bërë punë vullnetare, që me gjasë asnjë nuk e bën me qejf.

Por jo 12 vjeçarja nga Australia e quajtur TJ Kleeman (Tixhej Kliman), e cila pastron varret. Më saktë 3500 varre, aqsa ndodhen në varrezën afër banesës së saj.

Një histori e pazakontë, duke patur parasysh dhe 12 vjeçarja ka disa vite që e kryen këtë punë me dëshirën e saj dhe pa u paguar nga askush.

“Kisha shumë frikë që prapa shtëpisë sonë kishte varreza… thoja me vete ‘oh Zot’ sa frikë. Por mamaja më tha që të shkonim një ditë dhe të shihnim varrezat. Ajo më dha idenë se përse të mos i pastrojmë dhe kështu nisi.”-tha 12 vjeçarja.

Por ideja e së ëmës për t’u hequr frikën fëmijëve të saj, duket se dha një tjetër ‘efekt’ tek e bija, e cila ka disa vite që në kohën e saj të lirë, mundohet të pastrojë sa më shumë varre.

“Vij dy tre herë në javë dhe pastroj. Fillimisht heq gjethet dhe më pas pastroj me furçë e sapun. Kjo punë më bën të ndihem mirë. Kam rreth 8 vite që e bëj këtë dhe nuk do të heq dorë”-tha 12 vjeçarja.

“Vajzës i pëlqen ta bëjë këtë punë. Një ditë më tha se kur pastron atje, zemrën e ndjen t’i ngrohet.”-tha e ëma e 12 vjeçares.

12 vjeçarja tha për median vendase se shpreson që orvatja e saj të inspirojë të tjerë të bëjnë punë vullnetare për komunitetin.

“Çdokush mund ta bëjë këtë. Mund të ndihmoni diku ose dikë, jo domosdo të pastroni varrezat si unë…”

Për të parë videon e përcjellë nga BBC, klikoni KËTU