Historia e rëndë e shqiptarit, nëna përgjërohet për ndihmë: Po më tretet djali, peshon 23 kg

 Historia e rëndë e shqiptarit, nëna përgjërohet për ndihmë: Po më tretet djali, peshon 23 kg

Thuajse çdo tre ditë kjo grua duhet të dalë me djalin e saj në krah për të përshkruar një rrugë që shumë mirë mund të të marrë jetën.

Djali i kësaj Leqe Bekës nuk është i vogël, por 19 vjeç. Por trupi i Aqifit i ngjan të një fëmije të mitur për shkak të një sëmundje që mbetet ende mister për familjen. Situata në shtëpinë e kësaj familje nga fshati Filëz në Tiranë është dramatike.

Shtëpia e tyre, e izoluar nga dëbora në muajt e ftohtë të vitit, gjendet shumë larg asfaltit të rrugëve. Mundësia e tyre ekonomike është po aq e largët sa rruga që duhet të përshkruajë familja për të dërguar në spital të birin… Aqifit i bllokohen mushkëritë dhe sekrecionet shpesh herë arrijnë ta mbysin, aqsa i duhet të shkojë në spital për të marrë sërish frymë lirshëm.

Nëna e Aqifit thotë se nuk do të qajë, por lotët nuk arrin t’i mbajë. I rrjedhin ndër faqe kur thotë se i biri, 19 vjeç, sot peshkon vetëm 23 kilogramë.

Nëna e Aqifit: Ka qenë 28 kile, tani ka shkuar 23 kile… nuk dua të qaj sepse është keq (qan me dënesë)

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” shkoi në shtëpinë e Aqifit, për të parë nga afër gjendjen. Rruga deri në shtëpinë e kësaj familje të varfër ishte e rrezikshme. Rrëpirat, dëbora dhe ngricat shfaqeshin kudo, aqsa dhe makina rrëshkiste dhe rrezikonte të binte poshtë në humnerë.

Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri e provuan vetë për një ditë, se çfarë ka hequr nëna e Aqifit për 19 vite me rradhë. Pavarësisht sakrificave të mëdha, kjo grua nuk ankohet dhe lutet që i biri vetëm të mos sëmuret, thotë se është e gatshme për çdo gjë.

Nëna e Aqifit: I lutem Zotit vetëm të mos sëmuret. Sepse është kështu, Zoti ma ka dhënë dhe unë do i bëj shërbim deri në fund!

Naçi: Ne do amaneti që me pa shëndetin dhe transportin…

Në emisionin “shqiptarët për shqiptarët”, Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri treguan se familja është në borxhe të mëdha, për shkak se ka nisur të ndërtojë një shtëpi më të mirë për djalin e sëmurë. Një thirrje iu drejtua shqiptarëve kudo ndodhen, që të zgjasin zemrën e tyre për të ndihmuar një fëmijë që po tretet dita ditës dhe një nënë, zemra e të cilës goditet çdo ditë.

Elvis Naçi: Ne deshëm ta konstatonim më mirë dhe folëm me mjekë të ndryshëm. Na thanë na sillni analizat. Kur pyetëm familjarët ata i kishin bërë para 7 8 vitesh. Nuk kanë mundësi t’i bëjnë ato analiza. Nëna, ne u çuditëm, sepse ajo thoshte se edhe sikur Zoti t’ja lë ashtu ajo është e lumtur, vetëm që të mos i sëmuret. Ajo na tha se nuk do të qajë sepse është keq.

Ai fëmijë ka bllokim në mushkëri, ka sekrecione që i ngelin në frymëmarrje e mund të humbë jetën. Ajo nënë e merr në krah dhe ecën me orë derisa të dalë në rrugë për të hipur në makinë dhe për ta dërguar në spital. Ne i thamë që për rastin e transportit do të bëjmë të pamundurën. Kanë nevojë që ti bëjmë të gjitha analizat shëndetësore dhe të shikojmë se çfarë mund të bëjmë për këtë familje.

Sidrit Bejleri: Edhe pse ishte fuoristradë, kishte vende që rrëshkiste. E menduam për atë ditë ta linim rrugën, por ishte rrugë shumë e largët. Madje edhe zotëria që na çoi na tha që do të rrezikonim. Elvis Naçi:  problem, po të bije shkoje poshtë. Ajo familje ishte larg dhe për vetë faktin që nuk kanë një makinë është problem, çdo tre ditë ajo familje duhet të shkonte në spital për djalin për shkak të sekrecioneve. Ne do jemi afër kësaj familje dhe shpresoj që bashkë me shqiptarët do t’ja dalin mbanë.

Emisioni Shqiptarët për Shqiptarët vendosi që t’i zgjasë dorën kësaj familje me një histori tejet të dhimbshme. Me ndihmën e shqiptarëve, Elvis Naçi u shpreh se do të bëhej gjithçka të ishte e mundur, që familja Beka dhe posaçërisht Aqifi të mund të gjenin një krah ku mund të mbaheshin.

Naçi: Ajo që na bëri ta marrim këtë si rast është dhe një ngjarje që na ka ndodhur në fshatra. Më ka bërë të kuptoj sesa e rëndë është një situatë shëndetësore në ato fshatra. Imagjinojeni kur keni një të sëmurë në shtëpi.

Rasti i sëmundjes së Aqifit ishte dhe më i komplikuar, një shtëpi që s’mund të quhej shtëpi dhe një varfëri e madhe.

Ilir Hoxholli: Ishte nga momentet më të vështira, seopse rrugët ishin t mbushura me ngricë. Në një moment shoferin e pashë të lëvizte duart shpejt dhe e pamë veten afër grerminës. Ishin disa momente tepër të vështira.

Elvis Naçi: Por e pamë që ne duhej të vazhdonim, sepse rasti ishte tepër i vështirë.

Falë ndihmës së shqiptarëve, më në fund Aqifi shkon të bëjë një vizitë të plotë mjekësore, për të zbuluar nëse ka mundësi për ta lehtësuar sëmundjen e tij që në lindje. E teksa familja e djalit pret përgjigjen, Elvis Naçi i jep një letër Xhevahirit… dhuratën e parë që shqiptarët kanë bërë për të dhe të birin.
etë personalisht.

Xhevahiri nis të lexojë letrën: “E di që më i vështirë ka qenë rrugëtimi yt i jetës dhe frymëmarrja e gruas tënde. Më e vështirë ka qenë përpjekja e djalit tënd për tu ngritur në këmbë dhe për të ecur si çdo fëmijë normal, dëshirë e cila për fat të keq nuk u plotësua kurrë. Ti Xhevahir ke një bashkëshorte heroinë, ajo është një nënë që e sakrifikon jetën për djalin e saj e kaq mjafton që ajo të mos vuajë.

Sot pret me ankth analizat e djalit dhe neve na prek zemrën kjo. Cdo shikimi e mimikë të vuajtjes tuaj Aqifi e kupton… ndoshta ne nuk mund të japin djalin që ti ëndërron, por në mundemi që dhimbjen ta ndajmë bashkë. Shiptarët të dhurojnë ty sot një makinë me shpresën se mund të të lehtësojnë sado pak mundimet e tua.”

Në të dalë të spitalit Xhevahirin dhe Leqen e pret makina e tyre. Ajo që të bën përshtypje janë ato pak fjalë të nënës së Aqifit

Nëna: Ju Aqifit sot me këtë dhuratë i keni dhënë këmbët

Por problemet e kësaj familje nuk mbyllen vetëm tek sëmundja e Aqifit. Familja Leka ka 4 fëmijë dhe për shpirtin e tyre babai Xhevahiri është mundur me shpirt që të mund t’u ndërtojë një shtëpi të re. Të shumta janë borxhet që ai ka marrë për ta ndërtuar shtëpinë, ku fëmijët e tij mund të jetojnë si një familje normale e ku në veçanti Aqifi, të mund të gjejë një strehë të ngrohtë.

Teksa i drejtohen shtëpisë së familjes Leka, Elvis Naçi e pyet Xhevahirin sesa para borxh ka për ndërtimin e një shtëpie ku Aqifi do të mund të kalojë më i qetë jetën e tij

Naçi: A je i qetë me makinën tënde? Xhevahiri: Po tani jam shumë i qetë… Naçi:Tek shtëpia e re mir i ke kushtet?

Xhevahiri: Mir them. Janë 4 dhoma për 4 fëmijët dhe mua. Pati vështirësi të mëdha që ta mbaroja, pasi kati i parë i shtëpisë ka qenë me shtëpitë e mia… duke marrë borxh. Më ka shkatërruar shumë financiarisht vetëm transporti për të sjellë materialet, sepse largësia nga shtëpia është e madhe.

Naçi: Ku u përplase Xhevahir me borxh? Xhevahiri: Më të shumtë tek njerëzit e mi, se kishin besim se do ja ktheja në kohë. Pastaj mbledh diçka dhe likuido borxhin. Naçi: Sa të shkoi në total. Xhevahiri: Gati 12 milion kati i parë… pastaj duke i likuiduar, ka ngelur rreth 7 milionë. Naçi: Të shqetësojnë borxhlinjët? Xhevahiri: Jo ndihem në siklet, por duke më parë mua dhe çunin më kanë thënë që të mos vihem në siklet sepse do më presin… janë dy tre veta të cilëve u kam borxh.

Elvis Naçi nuk priti më dhe e luti Xhevahirin që të ndalojë makinën. Kishte me vete një tjetër surprizë të bërë nga shqiptarët dhe emisioni. Naçi: Përtej kësaj që presim analizat ke patur një siklet, borxhet. Edhe ato të zgjojnë natën. Por vëlla i dashur, do flesh rehat që sot e tutje për shkak se ne kemi shkuar në bankë dhe ta kemi paguar pagesën prej 7 mln lekësh të vjetra Xhevahiri: Zoti ua shpërbleftë, ju falënderoj shumë. Zoti ua shpërbleftë për të gjitha mundimet që bëtë për ne, ju falënderoj thellësisht.

Në përfundim të kësaj historie të dramatike, Elvis Naçi bëri apel për të patur sa më shumë besim që analizat e Aqifit të dalin sa më të lehta për të dhe se shqiptarët do të jenë kurdoherë pranë tij, për ta ndihmuar në ditët në nevojë.

Elvis Naçi: Shpresojmë shumë që ta ndihmojë Aqifin… ne nuk mund ta çojmë dot në këmbë, por në pritje të analizave ne shpresojmë që ta ndihmojmë këtë familje mesa mundemi. Sidrit Bejleri: Pjesa e Aqifit i përket mjekësisë por ne shpresojmë që gjithçka të dalë mirë.