Historia inspiruese e mësuesit që mban shkollën hapur vetëm për një nxënës

 Historia inspiruese e mësuesit që mban shkollën hapur vetëm për një nxënës

Ashtu si në Shqipëri me shkollat në fshat, edhe në një vend të largët si Kina, institucionet arsimore në zonat rurale kanë reshtuar së dhëni dije për shkak të emigrimit masiv.

Por ndodh ndryshe në një shkollë fillore, ku një mësues ka refuzuar të largohet edhe pse atje nuk ka nxënës.

Shkolla është bosh, përveçse një fëmije. I vetmi që ka mbetur në fshat dhe që ka moshën për të mësuar. Kësisoj Jiang Guonan, ka vendosur që ta mbajë shkollën hapur në mënyrë që të mësojë një 7 vjeçar, i cili vjen nga një familje e varfër.

Vogëlushi jeton në shtëpinë e gjyshërve, kurse prindërit e tij janë larguar prej vitesh në zonat urbane në kërkim të punës.

Duke parë kushtet e vështira të kësaj familje, mësuesi ka vendosur që ta shkollojë i vetëm 7 vjeçarin. Nëse do të ikja, thotë mësuesi për median kineze, fëmija do të bëhej edhe më shumë i varfër.

Mësuesi: Shpesh i ndërroj metodat e mësimit. Për shembull, disa herë mësojmë dhe ushtrojmë detyra, herë të tjera gjimnastikë e ndonjëherë dalin në natyrë, diskutojmë për histori të ndryshme.

Nëse unë do të ikja, kush do ta mësonte? Ai vjen nga një familje e varfër dhe do të bëhej edhe më i varfër pa edukim. Nuk ka shokë klase. Unë jam i vetmi mësues e ‘shok’ për të. Është dëshira ime më e madhe që ai të edukohet mirë.