Historia prekëse e djaloshit 14 vjeçar nga Kosova

 Historia prekëse e djaloshit 14 vjeçar nga Kosova

Riad Mehmeti djaloshi 14 vjeçar nga Kosova është sprovuar me paralize. Por kjo nuk e bën atë që të largohet nga shkolla. Përkundrazi ai është një nxënës shembullor. Mësuesit kanë konsideratat më të mira për të. Familjes i duhet prej vitesh që të kujdeset për Riadin por mundësitë e ekonomike bëjnë që Riadit të mos i plotësohen dëshirat që ka në jetë. Atij i duhet të udhëtojë me orë të tëra për të shkuar dhe ardhur nga shkolla.